KARAKTERISTIKAT QE DUHET APLIKUAR

  1. Unë jap më shumë shërbim se që njerëzit më paguajnë.
  2. Unë nuk përfshihem në transakcione internacionale, që nuk kanë beneficion për të gjithë që janë të prekur nga ky lloj transakcioni.
  3. Unë nuk bëj deklarata për të cilat unë nuk besoj se janë të vërteta.
  4. Unë kam një dëshirë të sinqertë në zemrën time që të jem nën shërbimin e vlefshëm për një pjesë më të madhe të njerëzve.
  5. Unë I dua njërëzit më shumë se sa paratë.
  6. Unë e bëj më të mirën që të jetoj si dhe të mësoj  filozofinë time të suksesit.
  7. Unë Nuk pranoj favore nga askush pa dhënë favore si shpërblim.
  8. Unë nuk kërkoj asgjë nga asnjë person pa patur të drejtën që ta kërkoj atë që e kërkoj.
  9. Unë nuk përleshem me njerëzit për cështjet e natyrës së parëndësishme.
  10. Unë shpërndaj rreze të optimizmit dhe lumturisë kurdo dhe ku do që mundem.
  11. Unë asnjëherë nuk I mashtroj njerëzit për synimin që të fitoj besimin e tyre.
  12. Unë shes këshilla dhe konsultime për njerëzit tjerë, në një cmim modest, por asnjëherë nuk ofroj një këshillë pa pagesë.
  13. Përderisa I mësoj të tjerët si të arijnë sukses, unë e kam demostruar se unë mund ta bëj që filozofija ime të funksionojë për veten gjithashtu, kjo dtth “  praktikim I asaj që ju mësoj.”
  14. Unë jam  tërësisht I lidhur me punën në të cilën jam përfshirë sa që entuziazmi për këtë bëhet ngjitës dhe të tjerët janë të influencuar nga unë.

                                                                                                                                         Përzemërsisht                                                                                                                                       Napoleon Hill

 

 

Unë i jam mirënjohëse Napoleon Hillit, edhe pse ai nuk jeton më mes nesh, për punën e tij të jashtëzakonshme në paraqitjen e filozofisë së suksesit.

Ai e ka shumë të qartë atë që na e mëson, dhe kjo tingëllon shumë bukur në qenësinë tonë.

Nëse edhe ne i aplikojmë këto karakteristika të tij në ndërmarësitë tona, në marëdhëniet tona me të tjerët, në jetën tonë, në punën tonë shpërblimet sigurisht do të ishin të një merite të vërtetë.

Dhe sigurisht do të gëzojmë suksesin tonë, dhe do të jemi të lumtur.

Sepse po mund të arish sukses, cili do qoftë kuptimi I suksesit për ju, por nëse nuk I kenë karakterin tënd këto pika që N.Hill  I përmendi më lartë, atëherë rilexoji dhe njëherë dhe mundohu të ju përmbahesh këtyre pikave përgjatë jetës.

 

                                                                                                                             Shihemi në Sukses

                                                                                                                                    Mimoza Thaqi