Një lider të vërtetë s’mund ta ulësh me shpifje, me gënjeshtra ose zili!

Një lider të vërtetë s’mund ta ulësh me shpifje, me gënjeshtra ose zili, sepse, ndodh e kundërta, të gjitha përpjekjet e dashakeqësve do ti shërbejnë për të ndriçuar më mirë aftësitë e tij reale, që e shoqërojnë gjithmonë atë. Përpjekja për të shkatërruar një lidership të vërtetë, është një punë e humbur, sepse ai që meriton të jetojë, jeton! Dreqi mundohej të pushtonte botën përmes agjentëve të tij të zgjedhur dhe gjeneralëve të tij. Vullneti i popullit Shqiptarë në tërësi duket se është nën mëshirën e të tjerëve, në këtë rast të Amerikës, dhe ju e shani! E kapni veten tuaj duke mëkatuar për të gjith popullin Shqiptarë ndonjëherë? Pse shfaqni shenja se jeni të ndikuar nga një dikush që nuk e ke parë nuk ke ndjejtë dhe as nuk e njeh fare. Po të shkëpus nje fjali të kompletuar nga N. Hill dhe unë e di që ti ke intelegjencë ta kapësh, besoj. (Truri juaj mund të lidhet me një “gjenerator”, në këtë aspekt, dhe të gjenerojë ose të vërë në lëvizje energjinë misterioze të quajtur mendim. Stimujt që e startojnë trurin tuaj në veprim janë dy llojesh: njëri është VETËSUGJERIMI dhe tjetri është SUGJERIMI.
Ju mund të përzgjidhni materialet nga të cilat është prodhuar mendimi juaj dhe ky është VETËSUGJERIMI. Ju mund të lejoni të tjerët të zgjedhin material, nga i cili është prodhuar mendimi juaj dhe ky është SUGJERIMI. Është një fakt poshtërues, se shumë mendime janë prodhuar nga sugjerimet e jashtme të të tjerëve, dhe është edhe më poshtërues ende, që duhet të pranohet fakti, se shumica prej nesh e pranon këtë sugjerim, pa e provuar dhe pa e pyetur veten për saktësinë e saj. Ne lexojmë gazetat ditore dhe mendojmë se çdo fjalë është bazuar në fakt. Ne jemi të ndikuar ndaj thashethemeve dhe dërdëllitjeve boshe të të tjerëve, duke menduar se çdo mendim i thënë është i vërtetë.
Mendimi është e vetmja gjë mbi të cilin ju keni një kontroll absolut, përveçse nëse jeni një përjashtim proverbial, i cili ndodh 1 në 10 000 njerëz, që të lejoni njerëz të tjerë të hyjnë në “rezidencën e shenjtë të mendjes” suaj dhe të “depozitave” që janë aty, përmes sugjerimit, problemeve të tyre, vuajtjeve, fatkeqësive, gënjeshtrave, njësoj si
mendimi se ju nuk e patët fuqinë që t’ua mbyllni derën dhe t’i mbani ato jashtë) Ju keni në fuqinë të zgjidhni materialin që përbën mendimin mbizotërues të mendjes suaj dhe ato mendime që mbizotërojnë mendjen tuaj dhe do t’ju sjellin suksesin ose
dështimin, duke u bazuar në natyrën e tyre.
Fakti se mendimi është e vetmja gjë mbi të cilën keni kontroll absolut, në vetvete është i një rëndësie shumë themelore, sepse sugjeron fuqishëm se mendimi është afrimi i juaj më i përafërt te Hyjnorja, në këtë plan botëror. Ky fakt, gjithashtu, përmban një
sugjerim shumë madhështor: mendimi është i cilësuar si mjeti më i rëndësishëm, ai me të cilin ju mund ta formoni fatin botëror në bazë të dëshirave tuaja. Sigurisht, Perëndia Hyjnore nuk e bëri mendimin të vetmen fuqi mbi të cilën ju keni një kontroll absolut, pa e bashkuar me ato fuqi potenciale, të cilat, nëse i kupton dhe i zhvillon, do ta shkundin imagjinatën tuaj.
VETËKONTROLLI ËSHTË ÇËSHTJE E KONTROLLIT TË MENDIMEVE! Tani kthehu para 20 viteve me mendje dhe imagjino atë kohë kur nëse vetëm në ëndër e shihje kallashnikovin trishtoje një muaj se ndoshta armiku të hetonte se ti e kishe parë këtë ëndër dhe mund të të burgoste. Dhe kthehu prap para 20 viteve kur ndëgjonim këngë pë lirinë, dhe jehona e këtyre këngëve na bënin të ndjehemi të fortë krenarë dhe shumë luftëtarë apo? Por në qoftë se pohimin se vetëdija kolektive ishte ajo që na e solli lirinë me ndihmën e ushtarëve të lirisë, me përkrahjen e lobit shqiptarë dhe me përkrahjen e Amerikës do të arijmë deri tek LIRIA dhe ky pohim do të bëhej 20 vjet më parë, ti do të besoje se ai që e ka thënë këtë, ka qenë një i çmendur ose budalla. Por ti, tani, e pranon këtë pohim pa hamendje, pa dyshim, sepse e di që është i vërtetë. Në turmë grumbullohet budallallëku e jo zgjuarsia. Dhe tani dëshira dhe mprehtësia të
kanë humbur. “I shkreti budalla”, pёr ata qё besojnё se janё tё mençur dhe “Tё shkretёt mёkatarë”, pёr ata qё mendojnё se janё shenjtorë. Që do tё thotё se askush nga ne nuk di aq shumё dhe, nga natyra e qenies sonë, asnjëherë nuk mund të dimë aq sa kemi nevojë të dimë. Sepse ti nuk e di atë që nuk e di, aq sheh radari yt. Prandaj jeto dhe kёnaqu me jetën që ta dhuroi AI aq sa je i gjallё. 

Avni Thaqi