Çdo te thote te jesh ne piken me te veshtire jetesore dhe te tejkalosh!

Kur Lexoj Librin Fuqia e Mendimeve nga motra ime Buqe RH me vijne lloje te ndryshme te ndjesive, nga ato me te veshtirat me te cilat perplasemi ne jete deri te ato me te mrekullueshmet qe i vleresojme shume pak.

Ky liber apo kjo histori eshte aq e bukur dhe eshte une i them nje mrekulli ne jeten time sepse kur lexoja tani ne gjuhen shqipe ( sepse kur kam lexuar ne anglisht me dukej se ishte nje personazh i nje realiteti tjeter) mbreme si ajo eshte perballur me mendimin si do ti braktis dy djemt e saj dhe do i lej vetem ne kete bote me kujtohej kur une mendoja si do ti shoh Kronin dhe Peonin pa nenen e tyre dhe une luftoja me keto mendime ne ate kohe, thoja si do te jetoj me kete dhe e dija forcen e mendimit por Buqes nuk i thoja thuajse asgje sepse e njihja nje jete motren time dhe e dija ne ate kohe se ajo nuk pranonte asgje qe eshte pozitive.

Bisedoja me Avniun si ta ndihmoj sepse sdo e fal kure veten nese asaj i ndodh me e keqja. Nga Kevin Trudeau kam mesuar se nuk duhet ti imponosh tjetrit te mesoje dhe ndryshoje nese ai nuk do, sepse kur e imponon ai refuzon dhe kisha shume frike nga ky refuzim.

Ne klubin ku jam antare Global Information Network na sugjerohen libra te mire per te rregulluar jeten tone nje nga ata libra ishte edhe libri i Louise Hay si te Sherosh Jeten, kur une e pash si Louise kishte sheruar veten nga Kanceri dhe si shume te tjere ishin sheruar kur kishin mesuar nga kjo shenjetore sepse ashtu e quaj une thash ok vetem do tia dergoj ne fb dhe nuk i them dhe nuk e imponoj ta lexoje.

Kur mbreme lexoja librin e Buqes dhe menyren aq te bukur te shkruar, dialogun e saj me ne se si ajo me fuqine e mendimeve ndryshoi pergjithnje jeten e saj, lexova edhe Parisin te cilin ajo e kishte patur ne listen e deshirave dhe me kujtohej kur ishim ne Paris dhe sa ajo kenaqej me kete qytet, sa ajo e vlereson tani cdo moment te jetes se saj, sa shuem njerez ajo do te ndihmoje sepse ajo ate ka dashur gjithnej te ndihmoje te tjeret prandaj ka vuajtur.

Dhe ja tani ajo ka kete dhurate nga Zoti te cilen e ndan me te tjeret dhe e ben vetem per te tjeret sepse ajo e di se cdo te thote te jesh ne piken me te veshtire jetesore dhe te dalesh nga ajo.

Nga Buqja edhe une mesova te dua jeten akoma me shume, ta vleresoj cdo gje si te shenjte sepse cdo gje eshte e shenjte nese e shikojme si te tille.

Cdo deshtim eshte nje bekim i maskuar, dhe kur them se edhe nese duhet te vdesim ate e kemi patur si pervoje tonen, sepse secili nga ne vjen me nje mesazh ne kete bote si thote Buqja ta bejme kete bote me te mire.

Po Buqe ti je duke e bere kete bote me te mire vetem per arsyen se ti je ketu dhe vertet je tani perkrahja ime me e madhe se ky informacion duhet te shperndahet te njerezimi dhe njerezit duhet te dine se cfare i bejne jetes se tyre me mendimet e tyre. Te dua pafund Buqe RH dhe e falenderoj Zotin sa here qe te kujtoj dhe te perqafoj.

Po sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj? Unë mendoj se kjo është e mundur! 

Libri “Fuqia e mendimeve” është një histori e vërtetë që tregon se si unë përdora mendimet pozitive për të ndryshuar jetën time. 
Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t’i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekondë që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: “Çfarë duhet të bëj”? 

Sekreti qëndron te fuqia që keni brenda vetes. Të ndryshoni mënyrën e të menduarit për çdolloj situate me të cilën përballeni, është gjëja më e mirë që mund të bëni dhe libri “Fuqia e mendimeve” është udhërrëfyesi i duhur për të nisur rrugëtimin tuaj. 
Në fund të fundit, shëndeti qëndron përmbi gjithçka!