E respektojmë Faik Konicën, por nuk duam më nëma e tij të na ndjek!

Eshte koha qe ky programim te fshihet nga Jeta jone!
Edhe pse kemi respekt per punen e Konices... por nuk duam qe keto fjale te krijojne realitetin tone! Më poshtë do të vendos edhe shkrimin nga Konica që ma dërgoi në mesazh një njeri me mendje të hapur!
Keto fjale na kane mbajtur 100 vite te jemi keto qe jemi sot!
Le ti ndryshojme ato si me nje shkop Magjik dhe ne vend se te jemi të tillë si na përshkruan Konica të jemi kështu:
Ne respektojme njeri tjetrin, ne vleresojme te gjithe arritjet e tjetrit, ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tjetrit bashkëkombas tonë, ne falënderojmë të gjithë ata që me aq sa kanë ditur në kohën që kanë jetuar na kanë mësuar atë që na kanë mësuar, ne tani e respektojmë njeriun spiritual në cilindo religjion që ai është, ne kuptojmë të gjithë dialektet shqipëfolëse dhe kjo na bën akoma më të pasur në zbulimin e origjinës sonë, ne gjithashtu respektojmë çdo shtet të botës dhe pranojmë të mirat që ato kanë, respektojmë SHBA, respektojmë Turqinë, respektojmë Kinën, Respektojmë Arabinë etc etc dhe marrim nga ato gjërat që na krijojnë një jetë të lumtur. Ne duam njëri tjetrin dhe flasim mirë për njëri tjetrin. Ne kërkojmë të mirën te çdo njeri që takojmë, ne i çmësojmë mësimet që nuk na sjellin dobi në jetë dhe në vend të tyre mësojmë si të bëhemi çdo ditë më të mirë e më të mirë. Ne fokusohemi te energjia e mire në zemrën tonë dhe dërgojmë energji të mirë te zemrat që kanë nevojë për dashuri. Ne jemi të mirë, ne jemi fantastik, ne jemi të mençur, ne dimë të dallojmë energjinë e pastër të Zotit dhe këtë energji e shpërndajmë për të gjithë shqiptarët dhe për gjithë njerëzimin dhe mbushim Botën me energji mirësie, nderi, sinqeriteti, mirësie, lumturie, gëzimi, drite, begatie, bollëku ne duam ne jemi çdo ditë më të mirë e më të mirë!
Ne jemi të bashkuar për një qëllim dhe ai qëllim është të bëhemi njerëz paqësor, të qetë, të përgjegjshëm, të guximshëm, të ndritur, të bekuar.
Le të bëhet ashtu
Le të jetë ashtu
Dhe është ashtu
Me dritën e zemrës jemi në kontakt
Mimoza Thaqi

Këshilla një gazetari
I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarë i vërtetë.Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.
Faik Konica

Dua që pasi lexuat edhe njëherë shkrimin e Konicës- të fshini këtë programim dhe ta zëvendësoni me fjalët më poshtë: