Një grua e fuqishme

 

Një grua e fuqishme është ajo e cila është e vetëdishme, e vetëdishme se deri ku drita e saj mund të rrezatojë, nga aftësitë e saj. Ajo ec me elegancë dhe është në akordim me emocionet e saj. Ajo jeton me balancë dhe nuk ka turp nga erësira, sepse ajo e di se kjo vetëm do ta forcojë dhe dhe ripercaktoje dritën e saj. Ajo vendos besim në vizionin e saj, dhe i beson vetes kur fokusimi largohet, ajo nuk shikon asgjë si dështim, apo pengesë thjesht e shikon si nje rrugë e tërthortë. Ajo e di se pa marrë parasysh gjithçkaje ajo do të arrij aty ku ka vendosur synimin, është vetëm çështje e asaj se në cilën mënyrë do të arrijë atje. Ajo e kupton se josiguria është pjesë e procesit, ajo e dëgjon me kujdes atë që është brenda zemrës së saj, intuitës së saj, ajo e di se jeta është një proces ndjenjash. Nuk është e mbyllur nga logjika ose jeta lineare, ajo ka kurajo të mjaftueshme të dashurojë, të dashurojë ashpërsisht bile edhe në vendet ku të tjerët nuk do të guxonin. Sepse ajo është e sigurtë, e sigurtë për veten ajo ka guxim të ec në të paecurën dhe e mençur që të largohet nga ajo që më nuk i shërben asaj. Ajo është grua e fuqishme, sepse ajo me pasion është vetvetja.

https://burbuqeraufi.wordpress.com/