Le te jeto kjo dite nje dite per mirenjohjen!

“UNE I JAM MIRËNJOHËS PREZENCËS SIME.”

Kapitulli 3 nga Libri

Mendo dhe pasurohu me Mua

 

Këtë kapitull mund ta përdorni si ushtrim për mirënjohjen, duke përdorur këto afirmime pozitive të cilat do të ndihmojnë të ndihesh mirë tani! Kur nëndija juaj të automatizojë- MIRËNJOHJEN, në jetën tuaj do të vijnë më shumë situate, rrethana dhe njerëz për të cilët do të jeni më shumë mirënjohës!

Ju jeni mirënjohës dhe Unë jam mirënjohëse për Ju.

Unë jam mirënjohëse që kam tru, unë jam mirënjohëse që në atë tru kam bankën time të diturisë!

Unë jam mirënjohëse që rreth meje është mendja ime, unë jam mirënjohëse që unë kam mundësinë ti kontrolloj mendimet e mia!

Unë jam mirënjohëse që Zoti më dhuroi mundësinë e diciplinimitë të mendimeve të mia!

Unë jam mirënjohëse që kam zgjedhur të mendoj vetëm për gjërat, situatat, rrethanat dhe njërëzit që I dua!

Unë jam mirënjohëse që diciplina e mendimeve të mia është që ato të jenë vetëm pozitive!

Unë jam mirënjohëse që arrij të mbaj një mendim pozitiv 17 sekonda dhe ai mendim tërheq mendime të tjera të ngjashme dhe kështu unë përdor Ligjin e Tërheqjes që jeta ime të jetë e mbushur me gëzim, përmbushje, paqë, lumturi, përmbajtje, durim, kënaqësi, bollëk, shëndet, pasuri!

Unë jam mirënjohëse që kam aritur të mësoj se nëse një mendim e mbaj të njëjtë për 68 sekonda ai mendim krijon realitetin tim!

Unë jam mirënjohëse që kam kuptuar fuqinë e të ndjerit mire tani, dhe gjithnjë zgjedh mendime që më bëjnë të ndijem mire tani!

Unë jam mirënjohëse që kam mësuar se mendimet janë frekuenca të cilat shkojnë larg në Univerz dhe më sjellin mua atë që unë e mendoj, prandaj Unë jam mirënjohëse që mendoj pozitivisht!

Unë jam mirënjohëse që kam kuptuar se mendimet jane frekuanca njëjtë si frekuancat e radios, dhe nëse dua të dëgjoj muzikë klasike baroke unë shtyp atë frekuencë të radios e cila nëse është 88.88 FM mua më mundëson të dëgjoj atë muzikë, e nëse dua të dëgjoj muzikë rock shtyp frekuencë tjetër. Cilin buton ta shtyp atë muzik dëgjoj.Prandaj unl zgjedh të shtyp vetëm frekuencën e mendimit I cili më sjell gjërat që unë dua në jetën time!

Unë jam mirënjohëse që kam kuptuar fuqinë e dy, tre ose më shumë personave kur kanë një mendim të njëjtë, se ky mendim ka forcën të sjell në jetën time dhe të personave tjerë gjërat më shpejtë se mund të imagjinojmë, kjo fuqi quhet MASTER MENDJE, dhe unë e përdor këtë fuqi për gjëra të mira për mua dhe të tjerët!

Unë jam mirënjohëse që mendimin e saktë kam filluar ta aplikoj në jetën time, dhe nuk lejoj mendime të pasakta të komandojnë jetpn time!

Unë jam mirënjohëse që kam besim të plotë në QËLLIMIN TIM TË DEFINUAR KRYESOR, dhe I cili është të ju ndihmoj sa më shumë personave të arrijnë qëllimet e TYRE.

Unë jam mirënjohëse që rezulltati i një fare gruri është shumë fara gruri, rrezulltati i një fare të mendimit pozitiv sjell shumë mendime pozitive. Sepse kjo është rregulla a artë, ÇFARË MBJELL ATË KORR.

Unë jam mirënjohëse që çdo mendimi negative që me vjen në mendje në 5 sekondat e para unë i jap urdhërin CANCEL, CANCEL (ANULO, ANULO) !

Unë jam mirënjohëse që çdo fjalë negative, ofenduese, lajme jo të mira, thashetheme që më thotë dikush që nuk di unë në mendjen time i jap urdhërin CANCEL, CANCEL( ANULO, ANULO)

Unë jam mirënjohëse që nuk mundohem të ndryshoj askënd përveç vetes sime!

Unë jam mirënjohëse që NUK DI DIÇKA QË NUK DI!

Unë jam mirënjohëse që çdo ditë mësoj si të jetoj jetën time ne maksimum!

Unë jam mirënjohëse që kam mendjen e hapur të dëgjoj dhe mësoj nga çdo njeri dhe nga çdo përvojë!

Unë jam mirënjohëse që guxoj të jetoj jetën që dua!

Unë jam mirënjohëse që punoj më shumë se paguhem!

Unë jam mirënjohëse që dëgjoj më shumë se sa flas, sepse Zoti më dha dy veshë e nje gojë dhe duhet ti përdor me proporcionalitet.

Unë jam mirënjohëse që kam arritur qëllimet e mia dhe vazhdoj të arrij çdo qëllim që vendos!

Unë jam mirënjohëse që realizimi i qëllimeve të mia ju ndihmon më shumë njerëzve!

Unë jam mirënjohëse  që së pari jap shërbimin tim!

Unë jam mirënjohëse që jam e përulur, modeste, falënderuese para fuqisë që mban Yjet në vendin e tyre!

Unë jam mirënjohëse që e di se Zoti është fuqia!

Unë jam mirënjohëse që e di fuqinë e mendimeve të mia!

Unë jam mirënjohëse që jam inxhinjere për sukses!

Unë jam mirënjohëse që jam e disajnuar për arritje!

Unë jam mirënjohëse që jam e pajisur me farën e madhështisë!

Unë jam mirënjohëse që suksesi është nje VENDIM për më tej, dhe unë VENDOS TANI!

Unë jam mirënjohëse që dështimi është vetëm I përkohshëm, përveçde kur unë e pranoj sit ë tillë!

Unë jam mirënjohëse që sfidat janë gjërat më të bukura që më lejojnë ritjen!

Unë jam mirënjohëse se pas çdo dhimbje qëndron fara e fshehur e suksesit

Dhe përderisa Unë jam mirënjohëse për drejtimin dhe kontrollimin e mendimeve të mia, unë do të jem mirënjohëse për gjithçka që do të arrij për jetën time.

Unë sot në prezencen time, jam mirënjohese që kam arritur gjithcka që kam dëshiruar, unë jam mirënjohese që kam aftësinë e krijimit në mendjen time, dhe e di që çdo gjë që unë mund të krijoj në mëndjen time,unë do ta realizoj, prandaj jam mirënjohëse Zotit që më dha aftësinë e te menduarit, dhe i jam mirënjohëseZotit që më dha aftësinë e të krijuarit.I jam mirënjohëseZotit për të gjitha vlerat që më dhuroi. I jam mirënjohëse Zotit për çdo gjë që krijoj mes mendjes dhe shpritit mirënjohës të milionave njerëz në këtë botë që deshën ose këmbëngulën dhe arritën që ti shtojnë vleren vetes dhe shoqerisë.

I jam mirënjohëse për cdo shkencëtari që zbuloi atë që ne sot e përdorim.

Po unë jam mirënjohëse për atë mendje që zbuloi, për atë mendje që krijoi. Për atë mendje qëe na lehtësoi jeten, jam mirënjohese që un e kam fotgrafinë e qartë në mendjem time. Dhe jam mirënjohëse që unë e kam realizuar këtë fotografi, në realitetin tim fizik.

Jam mirenjohëse për ty që lexon këtë libër, dhe jam mirënjohëse që ti je mirenjohës. 

 

Nese doni te lexoni librin e plote me shkruani ne email mimoza88@yahoo.com, dhe do te ju dergoj librin falas per ju!

 

Me driten e zemres jemi ne Kontakt

 E Juaja Mimoza Thaqi