Rruga drejt Suksesit, me Behgjet Pacollin në Frankfurt 12 Mars 2017

Me date 12.Mars 2017 ne Frankfurt, kishim nderin e madh te jemi afer njeriut te vepres, z. Behxhet Pacolli. Nga ai kemi mesuar me shume se mund te mesosh me vite te tera nga njerez qe flasin vetem teorine. Vertetesia e fjaleve te tij eshte vetë rezultati.

Se pari z. Pacolli shfaqi Rrugen e tij drejt Suksesit, pastaj eshte pergjigjur pyetjeve lidhur me Karakteristikat e njerezve te Suksesshem nga libri Ligji i Suksesit ne 16 Mesime. Ne baze te analizes qe mund te behet per çdo person qe te pracaktoj karakterin e tij ne cilin nivel mund te jete sa i perket karakteristikave te 500 nejrezve me te suksesshem ne Bote, del se z. Pacolli eshte vertet nje njeri me te cilin duhet te krenohet çdo shqiptar.

Miresia e tij, integriteti i tij, sinqeriteti, puna e palodhshme e bejne te jete Udheheqesi me i mire i te gjitha koherave. Cilin ne e degjojme, nga kush ne mesojme eshte pyetja qe cdo shqiptar duhet tia beje vetes.

"Qe e keqja te triumfoje ne nje popull eshte kur njerezit e mire nuk bejne asgje ka thene Edmund Burke".

Njerezit e mire duhet te shperndajne miresine e ketij Lideri te Jashtezakonshem koha e te cilit ka ardhur tani. Njerezit e mire duhet te flasin qe jeta jone te behet e mire. Duke pritur qe te dale dikush dhe te flas koha shkon dhe ne ngelemi ne gracken e se keqes se madhe qe na ka kapluar te gjitheve si popull.

Qe dicka te ndryshoje ne shoqerine tone dhe te vijne Investitor te investojne ne ekonomine tone, se pari ne duhet te kuptojme cilin e degjojme kur japim voten tone. Kur çdo individ të largoj grackën e Ego mendjes ata do te kuptojne fjalet e z. Behgjet Pacolli dhe do ta përkrahin si asnjëherë më parë. Së bashku ne mund të lulëzojmë të ndarë po venitemi.

Duhet te bejme diçka ndryshe që të kemi rezulltate të ndryshme.

Qëllimi i Përcaktuar i z. Behgjet Pacolli është:

"Ti bëj tjetrit atë që do të donte tjetri të bëj për të."

E kuptojmë vallë urtinë e këtij Qëllimi, nëse e kuptojmë këtë qëllim atëherë duhet të dijmë se nëse z. Pacolli na udheheq kjo dtth se secili nga ne jemi ne Udhëheqje të vendit tonë.

Na priftë e mbara, e Zoti na bekoftë që të hapim zemrën drejt mirësisë së madhe që karakterizon z. Pacolli.

Me përzemërsi
E juaja Mimoza Thaqi
#behgjetpacolli

 

Fjale nga Pjesmarresit ne kete Event:

 

Lumnije Morina- Zvicer

E falemderojme shume Mimozen dhe Avni Thaqin qe me kombinim fenomenal dhe te mrekullueshem ne evenimentin e Frankfurtit me shqiptarin me te pasur ne Shqiptari, Behxhet Pacolli na dhan emocione shume te fuqishme per pyetjet qe i beri Mimoza dhe nje ashtu me pergjigjejet e e fuqishme qe na le pafjale shume here nga i madhi zotriu Pacolli.
E gjithe jeta e tij qe nga nga punsimi dhe krijimi i nderrmarrjes se kompanis se tij , gjithqka qe kishte bere ka vendosur jo vetem fizikun por edhe shpirtin e tij kreativ..meshum modesti dhe perkushtim ne punen e ti qe ishin te nderlidhura me ligjet e universit dhe me mesimet qei mesojm ne klubin ton Iam power, te aplikuara 100% ...nje shembull shum i mire me studimin e jetes te ketij njeriu i cili lindi nga nje familje jo e pasur , ne nje fshat qe as rryme elektrike nuk kishte.
Uroj qe te kemi edhe me shum evenimente te tilla me studime te njerzve te sukseseshem, qe sa me shum ti besojm mesimeve te klubit,dhe marrjen e pergjegjesise nga vetja per jeten tone.....
Vetem nje shpirte i madhe dhe KRIJUES , me te gjitha keto kritere te zemergjersis , dashuris, zgjuarsies kreativiteti,humaniteti, fleksbiliteti te praktikuara e bejne kete njeri te sukseseshem...

 

 

Igballe Krasniqi- Zvicer

Jame e lumtur dhe Falenderuese qe pata rastin te jeme prezent ne Eventin e mbajtur me 12.03.2017 ne Frankfurt ,me Mysafiret: Zoteri Bexhet Pacolli,Zoteri Avni Thaqi dhe Zonja Mimoza Thaqi. Thjeshtesia dhe Origjinaliteti i Zoteri Pacollit na beri qe ta kuptojme edhe me mire Rrugen drejt Suksesit. Edhe nga Zoteri Pacolli mesuam se qdo deshire ne jeten tone ne mundemi ta Realizojme.

Vetem nevoitet Pune,Dashuri dhe Vendosmeri.

Zoteri Pacolli thoshte se Sinqeriteti,Besnikria,Dashuria dhe Respekti ndaj te tjereve ti hap Rruget drejt Suksesit. Sillu ndaj te tjereve ashtu sikur ti deshiron qe te tjeret te sillen me ty,t hoshte i Madhi Zoteri Bexhet Pacolli.

Jame shume Falenderuese qe ne Sot kemi nje Mentore apo edhe Mesuese te them, shume te Fuqishme Zonja Mimoza Thaqi e cila me nje pune te pa lodheshme na meson se si te arrijme Suksese ne jeten tone.

Ne te gjithe anetaret e Klubit IAM POWER qe udhehiqet nga Mimoza Thaqi zhvillojme dhe praktikojme te gjitha mesimet me te Fuqishme qe na qojne drejt Suksesit.

Drejt nje jete me te mire,me te lumtur me nje Fuqi dhe Pozitivitet shume te madhe. Faleminderit e Nderuara Mimoza Thaqi