Faji është i rëndësishëm. Na tregon se kur ne kemi bërë gabim.

Faji është i rëndësishëm. Na tregon se kur ne kemi bërë gabim.

Nuk ka diçka te tille si “gabim.” Aty eshte vetem ajo qe nuk ju sherben juve; nuk e flet te verteten per ate kush ju jeni me te vertete, dhe kush ju zgjidhni qe te jeni. Faji eshte ndjenja qe ju ben te ndiheni te ngecur ne ate qe ju nuk jeni!

Ndërgjegjësimi është ajo për te cilën jemi duke biseduar, jo faji.
Po ju them: Faji është një plagë mbi tokë-helm që vret bimet.
Ju nuk do të rriteni me anë të fajit, por vetëm do të vyshkeni dhe do të vdisni.
Ndërgjegjësimi është ajo që ju kërkoni. Por ndërgjegjësimi nuk është faji, dhe dashuria nuk është frika.
Frika dhe faji, them përsëri, janë armiqtë tuaj të vetëm. Dashuria dhe ndërgjegjësimi janë miqtë tuaj të vërtetë.
Prandaj mos ngatërroni njëri-tjetrin, sepse faji do t'ju vras, ndërsa ndërgjegjësimi ju jep jetë.

Atëherë unë nuk duhet të ndjehem "fajtor" për ndonjë gjë?
Kurrën e kurrës. Çfarë të mire ka fajsimi? Faji nuk ju lejon ta doni veten, dhe vret shansin që ju të doni një person tjetër.

Dhe unë nuk duhet të kem frikë asgjë?
Frika dhe kujdesi janë dy gjëra të ndryshme. Të jeni i kujdesshëm-të jeni i vetëdijshëm, por mos të jeni i frikësuar.
Për shkak të frikës vetëm paralizoheni, ndërsa vetëdija ju mobilizon.
Të mobilizoheni, jo të paralizoheni.

Frika dhe faji janë të vetmit armiq të njeriut.

Unë isha mësuar gjithmonë të kem frikë nga Zoti
E di. Dhe ju keni qenë të paralizuar në marrëdhëniet me Zotin qysh atëhere.
Vetëm kur ju do të ndaloni së frikësuari nga Zoti ju mund të krijoni marrëdhënie kuptimplotë me Zotin.
Në qoftë Zoti mund të ju jap ndonjë dhuratë, apo mirësi, që do të ju lejojë që të gjeni Zotin, do të ishte Guximi.
Lum ata që janë të patrembur, sepse ata do ta njohin Zotin.

Per Ju me dashuri

Mimoza Thaqi

Shkeputur nga Libri - Conversation with God.