UDHËHEQËSIA- Seminar motivues- Swiss Diamond Prishtine 8 Maj 2017

UDHËHEQËSIA

Seminar motivues- SwisS Diamond Prishtine

8 Maj 2017

Nga ora: 16:00- 20:00

Seminari "Udhëheqësia" - Lidershipi, do të shfaqet në një format si asnjëherë më parë. Nga përvoja ime e fundit në seminarin që isha në Aruba, vendosa që këtë Seminar ta bëj në atë format. 

Ajo që do të ndaj me ju do të jetë shumë e fuqishme për Udhëheqjen e jetës suaj. Ju sugjeroj të merrni fletore dhe laps të kaltër që të merrni shënime sa më shumë që të mundeni, sepse ajo që do të ndaj me ju është material të cilin ju duhet të paguani 1000 Euro dhe që është pjesë e trajnimit vetëm të nivelit 4 në Iam Power.

Ky seminar është falas për të gjithë, rregjistroheni sa më parë sepse vendet janë të limituara.

Vendet janë mbushur.

Ju qe jeni rregjistruar ju lutem te vini 30 min para kohe. 

Axhenda:

Pjesa 1: Nga ora 16:00-16:45

Çfarë është Udhëheqësia, Pse ju duhet të Udhëhiqni veten tuaj së pari. Si njerëzit të ju besojnë juve të ju duan juve dhe të ju ndjekin juve. Një Lider i vërtetë ka rreth vetes njerëz që arrijnë rezultate, një Lider i vërtetë ka rreth vetes njerëz që gjithashtu e bëjnë punën dhe kanë fitore të njëpasnjëshme. Bëhuni ju ai ose ajo që do të mësoni të Udhëheqni veten tuaj vetëm për fitore Madhështore.

Pauza Nga Ora 16:45-17:00-

Pjesa 2: Nga 17:00- 17:45  

Aksioma tjetër e Udhëheqësisë është se ju Jeni një Lider ose nuk Jeni, Që të jeni lider 100% të kohës në atë që unë jua mësoj ju do të jeni 100 ose 1000 herë më të fuqishëm.

Pauza Nga Ora 17:45-18:15- 30 min ( do të ju servohet kafe )

Pjesa 3: Nga Ora 18:15-19:00

A jeni ju ai ose ajo që do të merrni këtë informacion dhe do të aplikoni.?

A jeni ju ai ose ajo që do të prekeni nga ky informacion dhe të merrni vendimin?

A do të thoni se jam unë ai ose ajo që do të Udhëheq jetën time prej sot e tutje. Do të ndaj me ju kompleksin e Superioritetit dhe si ju të mos jeni më Inferior për çdo gjë që ndodh në jetën tuaj. Një lule nuk qëndron në vend, ajo ritet ose vdes. Vendosni të riteni. Nëse bëni grackën për dhelprën ju bëni grackën për veten.

Pauza Nga Ora 19:00-19:15

Pjesa 4: Nga Ora 19:15-20:00

Ju jeni ai që merr përgjegjësinë, ju jeni ai që duhet të merr pjesë në këtë seminar që të shoqëroheni me fitimtarët. Një staf një ekip nuk mund të funksionëjë në mënyrën e duhur nëse nuk është si një familje, kjo gjithashtu vlen edhe për mendimet- ti nuk mund të kesh 2 mendime që janë të kundërta me njëra tjetren, edhe mendimet duhet të jenë të familjarizuara me njëra tjetrën.

Shihemi në Suksese

Dhe në Botën e Mirësisë dhe Dashurisë

E juaja

Mimoza Thaqi