Përfundoi edhe Seminari Ti Meriton Suksesin në Flawil Zvicër

Ma datë 14, Maj 2017 Në Flawil të Zvicrës, me iniciativën e antarëve të Iam Power znj Igballe Krasniqi dhe z. Fazli Krasniqi përfundoi me sukses organizimi i seminarit nga klubi Iam Power "Ti Meriton Suksesin", një çift i përkushtuar për arritje dhe sukses, një çift që gjithë jetën e tyre e përkushtuan për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre në forma dhe veprimatari shumë dobiprurëse, një çift me një shpirt të madh përparimi dhe ndryshimi që na impresionuan në çdo moment me zemrën e tyre të madhe dhe atdhedashurinë e tyre ndërtuese për jetën.

Ajo që ishte karakteristikë e këtij seminari ishte energjia pozitive e pjesëmarrësve, shpirti i tyre përparimtar dëshira e tyre e madhe që të shohin popullin e tyre në vendet e larta që meriton.

Çdo moment në këtë seminar ndihej dëshira e madhe e tyre që në evente të këtij lloji të ketë më shumë pjesmarrës, më shumë njerëz që marrin përgjegjësi dhe fokusim drejt vetvetes dhe familjes. Sepse është e vetmja formë për një jetë më të mirë për të gjithë.

Z. Sheki Useini i cili vlerësohet si një spiker motivues i rangut botëror për qartësim të ideve për ndryshim dhe jete te suksesshme shpalosi kete rradhë në pika shumë të spikatuara format të cilat na ndihmojnë në gjetjen e vetvetes dhe suksesit në jetë.

Ai shfaqi Dietën Intelektuale dhe rëndësinë e të ç'mësuarit të mësimeve të huazuara nga të tjerët dhe që nuk i sjellin të mira jetës sonë, si funksionon VETË-DIJA DHE NËN-DIJA,  pse është e rëndësishme që me vetëdije të mbjellim fara të suksesit për veten tonë.

Na mësoi për aftësinë që të kuptojmë mrekullitë e jetës si dhe vendosmërinë për të luftuar deri në fund për atë që e besojmë. 

Ndihem shume e bekuar per ju luftëtar të dritës.

Me shumë respekt

Mimoza Thaqi

Sheki Useini në një postim të tij ne facebook për seminarin tha:

Seminari motivues „Ti meriton Suksesin“ i mbajtur nën moton „SEMINARI I PËRKUSHTIMIT » në Flawil të Zvicrës përfundoi me sukses. Orgnizatorët, zonja Igballe Krasniqi dhe zotëri Fazli Krasniqi kishin bërë më të mirën e mundshme, që ky seminar të jetë superiorë. Faleminderit për këtë përkushtim shembullorë. Gjenialiteti i Mimoza Thaqit edhe njëherë me rradhë tregoi se është pasuri e veçantë për çdo seminar. Mimoza vazhdon të qëndrojë padyshim një fenomen në këtë lëmi. Respekt Mimoza !
Ambienti i seminarit ishte plot energji pozitive, kurse vëmendje, kujdesi, respekti, butësia dhe përkushtimi i parezervë i pjesmarrësve e bënë këtë seminarë madhështorë. Ju faleminderit të gjithëve për këta vlera të veçanta. Qofshi gjithmonë të bekuar dhe mirë u pafshim në rrugëtimet e mëtejme.

Sheki Useini

15, Maj 2017