Si mund te largohen mendimet e kqija dhe si mund te menagjojme stresin?

1.      Cka eshte jeta per nje lidere shpirtrore siq jeni ju ?

 

Nuk mund ta quaj veten lidere shpirterore sepse ky eshte nje titull shume I larte, por qe puna ime eshte e fokusuar 100% qe pupulli im te dale nga limitimet e mendjes dhe te filloje te harmonizoje 3 aspektet jetesore mendje-trup dhe shpirt po kete e bej.

Dtth te kemi nje mendje te ushqyer me pozitivitet, libra ndertues dhe intelekt të zgjuar, te kemi gjera te nevojshme qe kerkon trupi dtth para, sepese pa to sado I forte te jesh intelektualisht kjo bote eshte duke qarkulluar ashtu. Ndersa pjesa e trete shpirti ai ka nevoje per ngrohtesi, vleresim dhe dashuri.Kur keto tre aspekte përputhen me njeri tjetrin mund te jetojme te qetë.

2.      Cka eshte mendimi ?

Mendimi është energji, frekuencë, vibracion, njëjtë si çdo frekuencë që ne njohim qoftë ajo e celularit, radios…nje mendim shkon nga nje tru te tjetri dhe krijon materien fizike ka thënë Einstain dhe Edison…

3.      Si mund te largohen mendimet e kqija dhe si mund te menagjojme stresin?

Mendimet e keqia largohen por është proces I cilido punë sistematike, do një sistem, kërkon dituri të specializuar për këte, jetojmë në nje vend ku kanë ndodhur trauma të shumta, kemi jetuar të robëruar shumë kohë…dhe ky proces nuk është I lehtë…kërkon përcaktim, këmbëngulje dhe motivim. Dikush mund tia dalë vet por është shumë e vështirë pa përkrahje të njerëzve të tjerë..prandaj duhet kërkuar shoqëri e re pozitive, njerëz përkrahës dhe që kanë tejkaluar egon e tyre…lakminë, zilinë, xhelozinë…

Duhet konsideruar me çfarë personash shoqërohesh, me çfarë ushqimi e ushqen mendjen…

4.      Cka i bene njerzit te lumtur, apo ku e gjejne njerzit lumturine e vertete?

Lumturia e vërtetë gjitndet kur personi mer 100% përgjegjësi për jetën e tij, nuk fajson të tjerët, vendin ose qeverinë…I kërkon gabimet te vetja dhe I qaset rrugër për zhvillim personal.

5.      Cile eshte parimi juaj kryesor ne jete ?

Parimi im kryesor është të jap shërbimin tim sa më shumë që mundem për sa më shumë njerëz që mundem…që edhe ata të gjejnë lumturinë!

6.      A mund te tregoni nje formule te thjeshte e cila sherben per te arritur suksesin ?

Çdo Njeri Ka Ëndërra Që Ti Realizojë Ato Duhet Thjesht të Ndaj Nga Koha e Tij dhe të Mësoj Si të Arrij.

7.      A mund te spjegoni pak per idene e klubit “I am power” dhe qellimin e krijimit te tij?

Si që përmenda më lartë…duhet sistem për të ndryshuar, duhet fuqi, duhet këmbëngulësi, njerëz që të përkrahin kur gjithë të tjerët të tallin…Prandaj ajo që më ndihmoi mua të tejkaloj këto sfida e bëra si një sistem ku gradualisht njeriu do të gjej ëndrën e tij në këtë periudhë kur çdo gjë duket negative- si ekonomia si politika si vetëdia.Ku standrdi jetës rritet…nese vazhdojne njerëzit ti bëjnë gjërat që I bëjne sot ku do të jenë pas 5 viteve?

Kjo duhet të konsiderohet sepse në të ardhmen do te kete vetëm 2 Klase tha Donald Tump dhe Kiosaki…te varfer dhe te pasur…ne cilen kategori do te ngel personi që tani I takon klases së mesme në të pasurën apo në të varfërën…kjo varet nga ato!

Duhet vendosur tani se çfarë të bëjnë..ju duhet dituri e specializuar dhe këtë dituri mund ta gjejnë në kurset dhe trajnimet në Iam-power, ku gjithashtu do të njihem me njerëz tjerë përkrahës dhe të motivuar për ndryshim. Njerëzite pasur investojne në gjëra që ju rrisin vlerën ato investojnë në dituri të specializuar për arritje.

Nësë ëndërra jonë është të jemi të pasur duhet të bëjmë si të pasurit bëjnë!

 

8.      Si te arrijme te percaktojme qellimin jetsor?

Duke ndryshuar shprehitë e vjetra, të marrim diçka pa dhënë asgjë, duhet përkushtuar një sistemi për ndryshim, duhet aplikuar dituria e mbledhur, duhet praktikuar metodat e shitjes, së pari duhet të japim që të marrim. Duhetë të japim kohën tonë, shërbimin tonë që të meritojmë jetën që duam.

9.      Cka eshte meditimi dhe cila eshte metoda me e lehte sipas jush qe te aplikohet ?

Meditimin të them të drejtën nuk e praktikoj shumë, kam mënyra dhe teknika të tjera që përdor për të qëndruar gjithnjë e fokusuar në qëllimin tim.

Dhe qëllimi im është të ndihmoj sa më shumë individ të realizojnë qëllimet e tyre.

10.  E dime qe jeni adhuruese e madhe e librave dhe audiove, cili eshte nje liber te cilin e sygjeron qeta lexon nje fillestar I kesaj fushe ? Po nje audio?

 

Së pari duhet të dëgjoj Dëshira Juaj është Urdhri Juaj një semianar I inçizuar si audio cd, aty I gjejnë të gjitha përgjigjet e thelbit jetësor…pastaj ka libra ndërtues Napoleon Hill.

Dhe të mbarojnë së mësuari kur të duan edhe paaak më shumë të mësojnë!

Dituria nuk ka fund, dhe ne nuk dijmë diçka që nuk dijmë…te jesh mik me diturinë kjo është filozofia. Por të kesh kujdes çfarë diturie…sepse ka libra të cilët nuk I përmbajnë të gjithë përbërësit e jetës së lumtur dhe kjo e ngatëron më shumë lexuesin…pas dëgjimit të DJUJ çdo gjë qartësohet dhe individi e merr rrugën e tij drejt jetës që ëndërron.

Të falënderoj Mimoza Cana për pyetjet e sakta dhe të qëlluara, jam e sigurtë se njeriu I llojit tonë do të na kërkojë neve.

Ashtu tha Anderw Carnegie njeriu më I pasur në botë në shek XX.