Cfare kam mesuar une nga klubi Une Jam FUQIA

Cfare kam mesuar une nga klubi Une Jam FUQIA dhe e mrekullueshmja mentorja Mimoza Thaqi.

Shkruan: Marsida Toptani

 

 

grupi.jpg

*Kam mesuar se une mund te jem kem dhe bej gjithcka qe une DUA

*Kam mësuar se ndihma e Zotit është gjithmonë ketu.Unë vetëm duhet të kërkoj ndihmë, dhe pastaj t'i tregoj Zotit besimin tim dhe Zoti punon ne menyra misterioze per te realizuar mrekullite e tij.

*Kam mësuar se të gjithë jemi të lidhur, por në të njëjtën kohë të ndryshem dhe që duhet të respektojmë dallimet mes njëri-tjetrit.

*Kam mësuar se programimet që mbartim brenda nesh janë identike ose të ngjashme dhe se me ndihmën e Hyjnores brenda nesh dhe shume teknikave qe *Iam Power* ofron ne mund t'i largojme ato programe/energji negative dhe ti zevendesojme me besime te reja programe pozitive qe suportojne qellimet tona.Ndryshimi i mendimeve negative eshte proces i vazhdueshem qe nuk perfundon asnjehere.

*Kam mësuar se jemi të gjithë unikë dhe mund të bëjmë secili diçka për ta bërë botën një vend më të mirë. Ne të gjithë kemi një mision për të përmbushur në planetin e bukur tokë.
Le ta zbulojme ate.

*Kam mësuar se nuk duhet të presim që jeta të jetë e përsosur.Duhet te zgjohemi dhe të ndjekim ëndrrat tona.Askush nuk lind per ty,Askush nuk jeton per ty,Askush nuk vdes per ty.

*Kam mësuar se sa e rëndësishme është të qëndrojme prezent në këtë moment.Sa eshte ORA TANI KY JE TI.
Qëllimi jonë është të ndihemi mire TANI.Jo kur te na rritet rroga,Jo kur te blej kete apo ate send,Jo kur te gjej shpirtin binjak por TANI.

*Kam mësuar se gjithmonë mund të zgjedh se si të reagoj ndaj një situate. Situata nuk ka rëndësi. Është vetëm reagimi im ndaj tij që ka rëndësi.

*Kam mësuar se klubi Iam Power punon për të gjithë, por nuk është për të gjithë.

*Kam mësuar se është më e rëndësishme të jem në paqe se sa te kem te drejtë.

*Kam mësuar se si të jetoj më shumë nga zemra sesa nga mendja.

*Kam mësuar se është me e rëndësishme të jem e mire me veten ta dua dhe ta pranoj veten keshtu si qe jam, Kur une jam ne rregull,edhe te tjeret rreth meje do te jene oK

*Kam mësuar se Perulsia eshte Lajmetare e Suksesit.

*Kam mësuar se marrëdhënia më e rëndësishme është ajo që kam me veten time, me fëmijën tim të brendshëm dhe se fëmija im i brendshëm mund te komunikoje direkt me Inteligjencen e Pa Limituar

*Kam mësuar se nuk duhet të them "Unë nuk mundem" "Nuk mundem" është vetëm nje programim të cilin mund ta fshij nëse zgjedh. Unë gjithashtu kam mësuar si te largoj të gjitha mendimet negative,minjte qe te tjeret fusin ne koken time

*Kam mesuar se cfare FLAS UNE KRIJOJ! SEPSE ATE BESOJ

*Kam mësuar se *duhet te brengosem por jo aq shume*
Nuk duhet të vuajme per gjerat qe ende si kemi, dhe se te ankuarit është vetëm nje shprehi negative.Keto shprehi na mbajnë jashtë ekuilibrit, të cilat ne mund ti ndryshojme përmes pastrimit dhe krijimit te shprehive te reja duke ndjekur sistemin Une Jam Fuqia

*Kam mësuar se asaj që unë i rezistoj ajo do te vazhdoje derisa të zgjedh që më në fund ta lirojë.

*Kam mësuar se programimi negativ që fshihet nga unë, fshihet nga të gjithë paraardhesit,familjaret dhe te afermit e mi

*Kam mësuar se jemi këtu për të pastruar ri-programuar veten per suksesin tone dhe jo për të provuar se kush është i drejtë apo i gabuar.

*Kam mësuar se fusha e te gjitha mundesive qendron kur jemi te lidhur me burimin e energjise

*Kam mësuar bukurinë dhe fuqine e fjaleve Me Vjen Keq,Te lutem me fal,Faleminderit,Te dua

Dhe, kështu unë do të përfundoj kete list jo vetem me nje falenderim ose tre, por një miliard falenderime nga zemra ime.

Te jam mirenjohese me jeten time Mimoza Taqi♥️🙏🌹