Përfundoi me sukses të mrekullueshëm seminari « BESO NË VETE –Zëri i brendshëm / Suksesi i jashtëm

Dje përfundoi me sukses të mrekullueshëm seminari « BESO NË VETE –Zëri i brendshëm / Suksesi i jashtëm » në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.
Mimoza Thaqi, e pajisur me talent dhe entuziazëm të rrallë, edhe njëherë dëshmoi se ajo bashkë me platformën e klubit Unë jam Fuqia, janë pasuri e çmueshme e shoqërisë sonë. Vëmendja dhe interesimi i pjesmarrësve konfirmoi qartë se tematikat e këtij lloji do të jenë edhe në të ardhmen të domosdoshme. Fizionominë e seminarit e zbukuroi edhe më tepër prezenca e mysafirit special nga Shqipëria, njeriu i fjalës dhe sukseseve të shumta, miku Vasli Naçi me Martën, bashkëshorten e tij.
Eglent Bici, super, super spikeri dhe motivuesi nga Tirana poashtu nderoi dhe respektoi seminarin me pjesmarrjen e tij simpatike.
Stafi profesionist i kompanisë DArt Channel nga Tirana xhirroi me kujdes rrjedhën e seminarit në tërësi. Ju lumtë DArt Channel për profesionalitetin në punën e juaj.
Pas seminarit u ndamë që së shpejti në të ardhmen të takohemi përsëri.
Respekte, dashuri dhe të gjitha të mirat për të gjithë pjesmarrësit e këtij eventi të mrekullueshëm. Sheki Useini - NATHAN

 

Sheki Useini dhe seminari Beso ne Vete 2, solli nje revolucion brenda vetes sime, ishte seminar i qetesise se shpirtit por qe trazoi te palekunduren ne brendine time. Nuk ka bekim me te madh ne jete se sa te takosh njerez qe njohin veten e tyre. Sheki Useini dhe #vetvetja e tij dhuruan driten e zemres pjesemaresve ne seminar. Faleminderit pafund i nderuari jone Sheki.

Pas seminarit kaluam nje mbremje magjike me ciftin Vasil Naçi dhe Marta Naci, vete jeta e tyre eshte frymezim dhe motivim. Vasil Naçi ne asnje moment nuk ndalon se mesuari dhe zhvilluari., dhe kjo ishte filozofia e jetes se tij. Ajo qe kane bere keta 2 bashkeshort eshte revolucioni i epokes ne te cilen jetojme. E falenderoj nga zemra Sheki Useini i cili dhuroi nga qenesia e tij gjetjen e madheshtise te secili nga ne.

Mimoza Thaqi

 

 

31460838_611353029202890_8285113367069196288_o (1).jpg
31497444_611352752536251_8299823496914010112_n.jpg
31431222_1288937111205777_6381608699277869056_n.jpg
31492115_10155278047041536_7085283032814321664_n.jpg
31404188_2098656606816079_5030134670507900928_n.jpg
31416927_10155278047181536_9097975484485992448_n.jpg
30424812_10203969236189119_6115482013846142875_o.jpg