Fakte mbi Mendjen tone te nendijshme e cila udheheq 95% te aktiviteteve tona

unc.jpg

 

  • Mendja e nënndërgjegjeshme mendon vetëm në kohën e tashme dhe nuk di ose kupton asgjë për të kaluarën apo të ardhmen.Nendija jone nuk bën dallim midis asaj që është e vërtetë dhe asaj që është imagjinuar.Ndryshe nga mendja e vetëdijshme, mendja nënndërgjegjeshme është e palogjikshme.

 

  • Mendja nënndërgjegjeshme ruan të gjitha informacionet e ekzistencës sone,Eshtë si nje portier,një kujdestar,që siguron se çdo funksion i trupit tone eshte ne rregull, dhe se mendja jone e nënndërgjegjeshme komunikon me Inteligjencen Hyjnore (Zotin),eshtë pjesë e shpirtit tonë.

 

  • E gjithe historia e jetes tonë është e ruajtur në mendjen tonë te nënndërgjegjshme.Nendija jone nuk përmban të vërtetën, por versionin tone te së vërtetës, siç janë kufizimet dhe besimet që nuk janë domosdoshmërisht e vërteta se Kush Jemi Ne.Nendija jone do te terheqe gjithcka qe eshte e ruajtur ne te.

 

  • Mendja e nënndërgjegjeshme është porta jonë drejt nje ndërgjegjeje më të lartë, dhe sa më shumë të punojmë në strategjitë tona të sjelljes ne nivel te nënndërgjegjeshëm, aq më mirë do të rrjedhe jeta jone

 

  • Ju mund te komunikoni me mendjen tuaj nënndërgjegjeshme, dhe nëse përdoret siç duhet, ju mund të zhvilloni atë që autori Maxwell Maltz "Mekanizmi Automatik i Suksesit".

 

  • Testimi i muskujve është një teknike për të zbuluar nëse mendja juaj e nënndërgjegjshme është në akordim me dëshirat tuaja të ndërgjegjshme.

 

  • Pjesa me e madhe e besimeve dhe mendimeve tona rreth botës u formuan gjatë moshës 2 -7 vjec kur shumica e të mësuarit tonë ishte e nënndërgjegjeshme.

 

  • Mendja jone e nënndërgjegjeshme është pjesa më e rëndësishme e mendjes sonë,por e lënë pas dore nga shumica e njerëzve. Nendija është vendi ku qëndrojnë çështjet tona themelore.

 

  • Mendja jone e nëndijshme punon edhe ne gjume dhe mund te ri-programohet edhe gjate fjetjes duke degjuar audio me programim pozitiv,Ajo kontrollon te gjitha zakonet tona.

 

  • Mendja e nënndërgjegjeshme është burimi i intuites dhe njohurive te brendshme.

 

  • Mendja jone e nënndërgjegjeshme mund të na zbulojë gjithçka që ne duhet të dimë.Kjo është ajo që na lidh me Inteligjencën Universale,Dhe që nga momenti që mendja nënndërgjegjshme pranon nje ide, fillon ta vendosë atë në zbatim.Kështu, duhet të shikojmë atë që mendojmë dhe besojmë.
  • Mendja e nënndërgjegjshme është përgjegjëse për 95% të sjelljes dhe vendimeve tona dhe se mund të skanojë informacionin me shpejtësinë e drites

 

  • Shumica e zakoneve tona qe nga praktika e ngrënies apo edhe kur zemerohemi vijnë nga programimet e nendijshme të fëmijërisë dhe se shumica e vendimeve tona vijnë nga mendja nënndërgjegjeshme.Shume njerëz nuk duan të mendojnë se kanë dy mendje,sepse është e vështirë për ta të kuptojnë një koncept të tillë, duke pasur një mendje që ata nuk e kontrollojnë dhe nuk kuptojnë.
  • Ju duhet te kuptoni se mendja e vetëdijëshme ka vullnetin,dhe mendja e nendijshme ka fuqinë te drejtoje jeten tuaj

 

  • Mendja e nënndërgjegjeshme mund të drejtojë jetën tonë vetëm në përputhje me mënyrën si ajo eshte programuar

 

  • Ndërsa ne mendojmë per vendimet tona të vetëdijshme, ato bëhen së pari në mënyrë të pandërgjegjshme. Arsyeja pse kjo ndodh ne nuk e dimë sepse vjen nga e pavetedijshmja.

 

  • Përsëritja është shumë e rëndësishme për programimin e mendjes sonë se nënndërgjegjshme.

 

  • Mendja nënndërgjegjshme është udhërrëfyesi ynë, intuita jonë dhe mbrojtësi ynë, dhe se ne mund të prekim ne informatat qe ajo ka ruajtur nëse marrim kohën vetëm për të mësuar më shumë për të.

 

  • Mendja e nënndërgjegjeme mund të shtrembërojë atë që shohim dhe perceptojmë, sipas programimit tonë nënndërgjegjësues. Mendja jonë sheh para syve tanë, veçanërisht kur përfshihet frika.

 

  • Nëse ju thone mos te mendoni për një tullumbace ngjyre rozë,Çfarë shihni ne mendjen tuaj? Natyrisht qe ju shfaqet tullumbaci me ngjyre roze. Eshtë plotësisht e mundshme të programosh nendijen tonë. Ajo që ne vendosim ne te është ajo që ne nxjerrim.

 

  • Eshtë me rëndësi që të shqyrtojmë aspektet ose programet tona të hershme te ruajtura ne nendijen,kështu që ne nuk jemi të shkëputur nga vetja jonë e vërtetë, por te jemi në gjendje të kuptojmë më mirë sjelljet tona.

 

  • Nese nuk jeni duke u përpjekur për të mësuar  lidhjen midis mendjes tuaj te vetedijshme dhe mendjes tuaj te nendijshme kjo e fundit do të mbetet një mister. Shumë njerëz janë tërësisht të pavetëdijshëm për pjesën e mendjes se nendijshme.Mendja e nendijshme është mendja kreative, nga të cilat vijnë të gjitha rezultatet.Vetedija vepron si kopshtari që zgjedh se cilen fare do te mbjelle dhe ushqeje perderisa mrekullia ndodh nen toke (mendja e nënndërgjegjeshme) e cila ben farën të rritet ne nje bime me perberesit  duhur që kopshtari (i ndergjegjshem) po i jep.Dhe ai kopshtar (i ndërgjegjshëm) nuk ka nevojë të kuptojë asgjë rreth asaj se si bima do të vijë (se e nënndërgjegjeshmja do t'i bëjë gjërat të ndodhin).

 

  • Mendja jone e nendijshme (depoja e madhe e diturise) e manifeston jeten tone ne te gjitha format e saj.Nese deshironi ta ri-programoni ate per suksesin tuaj dhe te jetoni nje jete te bukur te krijuar nga vete JU,konsideroni anetaresimin ne Iam Power eshte udherrefyesi me i sigurt qe do tju shoqeroje gjate gjithe jetes derisa jut te FITONI  ate te cilen e kerkoni

Me shume Dashuri

Klubi Juaj Iam Power

Përpunoi për ju

Marsida Toptani

Anëtare e niveli 4 në Iam Power

 

Gold Iam power Transparent.png