Momenti i të ndjenjurit mirë, Seminar Motivues

Momenti i të ndjenjurit mirë


Ti JE me shume se qe e di !


13-14 Tetor 2018 në Prishtine, Kosovë

 

Nje fundjavë e cila mund të ndryshojë jetën tuaj pergjithmonë !

Ne kete Seminar do te kete spiker dhe pjesemarres nga i gjithe rruzulli tokesor, nga USA, Kanada, Zelanda e Re, Europa. Vendet jane te limituara dhe perparesi do te kene te regjistruarit e pare.

39188346_10155499768056536_7293806031497330688_n.jpg

 

  • A është jeta juaj gjithqka që keni shpresuar të jetë?
  • A jeni duke i jetuar ëndrrat?
  • A e dini se është e drejta e lindjes tuaj të ndjeheni të lumtur, të ndiheni mirë?
  • A e dini se, pavarësisht nga gjendja juaj tani, është e lehtë të ndiheni të lumtur?
  • A e dini se të ndjenurit mirë ju ndihmon të ndryshoni gjendjen tuaj në atë se si dëshironi që ajo të jetë?

Ky event do të zhvillohet në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë.

13 Tetor 2018 : Ora 10:00- 18:00

14 Tetor 2018: Ora 10:00-18:00


Tarifa e regjistrimit për të marrë pjesë në këtë event transformues është vetëm 50 €, -
(falas për anëtarët e ‘I am Power’, Niveli III ose më lart dhe për anëtarët e ‘BestLife Creation Society’)

Gjatë kësaj ngjarje fundjave ju do të:

  • Lironi bllokimet dhe pengesat që ju mbajnë nga të ndjenjurit mirë dhe jetesa e jetës që dëshironi
  • Mësoni të shihni të mirën në çfarëdo situate në të cilën jeni tani
  • Mësoni të zhvendoseni menjëherë nga negativja në pozitive
  • Mësoni të vini re mundësitë dhe zgjidhjet kudo
  • Mësoni se si të përqendroheni në çdo gjë që dëshironi të shfaqni në jetën tuaj, me shumë lehtësi, vetëm duke u ndjerë mirë
Në këtë Seminar, ju do të zbuloni dritën në fund të tunelit. Identitetin tuaj të vërtetë, kjo pret njohjen tuaj, dhe kjo forcë e pandryshueshme është 100% gati për t'ju shërbyer, tani për tani.
Juve ju është thënë të krijoni realitetin tuaj, apo jo? Por si ta bëni këtë? Dua të them, si mund të triumfosh përpara vështirësive kudo që të shikosh? Si i largohesh frikës, dyshimeve dhe mosbesimit, sidomos te vetja?
E vërteta është ... nëse nuk e keni zbuluar ende shëndetin, lumturinë, romancën dhe stilin e jetesës luksoze, keni humbur diçka për jetën.
Po sikur shqetësimet tuaja rreth botës apo të ardhmes së njerëzimit të qëndrojnë në rrugën e aftësisë suaj për të jetuar ëndrrat ? Çfarëdo qoftë ajo, zgjidhja është brenda jush. Jo në një realitet shumë të largët. Është këtu, tani.
Seminari Momenti i të ndjenjurit mirë do të ju japë ide të panjohura dhe të freskëta në një mënyrë që ju kurrë nuk e keni konsideruar më parë, duke ju nxitur që t'i eksploroni ato dhe të shpengoni "kartën tuaj" në Ligjin e tërheqjes.
Nga dita e parë, ju do të kuptoni shkakun e pothuajse të gjithë "varfërisë" (një mendim që shfaqet si shëndet i dobët, mungesa e financave dhe marrëdhënie jo e lumtur).

Nëse ju jeni gati për të transformuar jetën tuaj,

klikoni butonin REGJISTROHU TANI 

dhe përshëndetni jetën tuaj të vjetër dhe hapni në manifestimin e të gjitha dëshirave tuaja!

Dhe po, nëse doni më shumë para në jetën tuaj, nëse doni më shumë liri, nëse doni më shumë balancë, nëse doni më shumë gëzim, nëse doni më shumë pozitivitet … të gjitha fillojnë me ndjenjën e mirë.

Mos e merrni vetëm fjalën tonë për të! Jini aty dhe përjetoni atë për veten tuaj!

Kjo fundjavë e mahnitshme është bashkë-krijim i Shoqërisë BestLife, I am Power dhe juve !

Gold Iam power Transparent.png

Iam Power, Klubi i Suksesit Tuaj

Mjetet dhe mësime për të rritur qendrat e fuqisë tuaj...

Ne shpresojmë që të ju takojmë atje!

FACILITATORËT

Njihuni me spikerët tanë të Mahnitshëm

Brit.jpg

Brit Johanne Drageset

Brit jeton në një fshat të vogël në Norvegjinë Perëndimore, së bashku me një nga vajzat e saj, dhëndrin dhe nipërit e saj të adhurueshëm. Çdo ditë ajo shijon bukuritë e natyrës, fiordet, malet, akullnajat, të qeshurat e nipërve të saj, punën duke ndihmuar klientët nga e gjithë bota për të arritur suksese në çdo fushë të jetës së tyre. Një zonjë, e cila ka udhëtuar nëpër botë, ka jetuar në disa vende të planetit tonë të bukur (Norvegji, Alaskë, Havaj). Një grua, e cila ka përjetuar se çfarë do të thotë kur nuk e dini se çfarë dëshironi në jetë. Rreth moshës 50 vjeçare (e shihni, nuk është kurrë vonë) ajo zbuloi pasionin e saj për rritjen personale dhe terapitë energjike. Ajo ka punuar në një qendër kërkimore për mjekësi plotësuese dhe alternative, ka punuar për BeSetFreeFast, dhe tashmë, ka gjetur rrugën e saj dhe është pjesë e BestLife Creation Society. Ajo është një trajnere e certifikuar për zhvillim personal dhe profesioniste shumë e zonja. Si dhe një praktikuese e certifikuar e Kodit të Emocioneve dhe e Kodit të Trupit (metoda të fuqishme nga Dr. Bradley Nelson).

EspenHaugen-Pic.jpg

Espen Haugen

Si një Viking i vërtetë norvegjez, Espen lundron nëpër oqeane. Ai ndërthur me pasion peshkimin me punën e tij si trajner. Një kombinim i bukur. Uji është miku i tij dhe si askush tjetër ai i njeh dhuntitë e ujit. Uji lejon çdo gjë të rrjedhë, diçka që ai është në gjendje të ndihmojë klientët, në punën e tij si trajner. Dikur ai kishte një të ardhme tjetër për veten. Në rrugën e tij për t’u bërë një futbollist profesionist, ai u dëmtua. Kjo përvojë e dërgoi atë në një udhëtim të pabesueshëm të vetë-aktualizimit dhe mjeshtërimit. Espen zbaton në jetën e tij çdo ditë atë që ai ka mësuar nga (mësimet e GIN-it, programimin neuro-linguistik NLP, hipnozat) dhe vazhdon ta ndryshojë jetën e tij në mënyra të mrekullueshme. Është pasioni dhe qëllimi i Espenit që të frymëzojë të tjerët që të jetojnë nga hapësira e zemrës, të gjejnë qëllimin e tyre dhe të jenë një ndikim pozitiv në momentin e zgjimit që po ndodh në planet. Ai është një erudit i madh, i dashur, mbështetës, intuitiv, i ndjeshëm, një manifestues i aftë, gazmor, i hapur ndaj mundësive të reja, i zellshëm për të marrë dije, një trajner i zoti dhe një futbollist i talentuar.

Tineke (1).jpg

Tineke Hakvoort

Tineke jeton në një qytezë të vogël antike në Holandë. Punën me njerëzit për t’i ndihmuar ata të ecin përpara është diçka që ajo e ka bërë gjithë jetën e saj. Ajo ka një aftësi unike për t’u lidhur me të gjithë llojet e njerëzve dhe për të krijuar një hapësirë miqësore dhe mbështetëse. Tineke ka një energji të pastër dashurie, motivuese, pozitive dhe rrezatuese, ku ajo na i dhuron të gjithëve me thirrjen e saj të përditshme në seancat e ‘Leveraging’-ut. Është diçka që ajo e bën me gjithë zemër, dhe së bashku me të tjerët krijon mrekullira. Ajo është një facilitatore e shkëlqyer, argëtuese, frymëzuese dhe kreative në shprehitë e saj (në fjalët, imazhet, si dhe mënyra e të menduarit). Ajo i pëlqen situatat e favorshme. Nga dëshira e brendshme për të krijuar situata ‘win-win’, ajo ka lidhur së bashku ‘I Am Power’ dhe ‘BestLife Creation Society’, dhe pret me padurim të shohë rezultate edhe më të mira se nga ajo që mund ta imagjinojë tani.

Avni-and-Mimoza.jpg

Mimoza & Avni Thaqi

Nga nevoja e saj e brendshme për të mësuar, për tu rritur dhe zgjeruar, Mimoza zbuloi rastësisht Rrjetin Global të Informacionit (GIN). Këtu ajo gjeti ushqimin shpirtëror, që i duhej për t’u lartuar me veten. Plot zell për të përhapur këtë mesazh pozitiv dhe të fuqishëm mes njerëzve të saj, ajo me mbështetjen e bashkëshortit të saj Avniut, arriti të përkthejë disa libra të fuqishëm dhe frymëzues. Këto libra dhe aktivitetet e organizatës së tyre ‘I Am Power’ – ‘Unë Jam Fuqia’ krijuan (dhe ende vazhdojnë të krijojnë) një efekt multiplikativ në mbarë komunitetin shqiptar në të gjithë globin. Një çift në një mision, të pandalshëm. Ata sjellin shpresë, pozitivitet, dashuri dhe këtë po e dëshmojnë me vepra. Duke jetuar në Maqedoni, së bashku me tre fëmijët e tyre të dashur dhe të mrekullueshëm, ata kanë krijuar mrekullira. Bizneset e tyre (hidhini një sy fabrikës së ujit I am Water Scardica,) po lulëzojnë dhe po ndihmojnë shumë njerëz në rajon. Sinqerisht, nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar këtë çift të mrekullueshëm. Ata me të vërtetë po jetojnë Fuqinë e tyre dhe BestLife-in e tyre duke jetuar jetën e tyre, në mënyrën më të mirë të mundshme (dhe bashkarisht ju ftojnë që dhe ju të bëri të njëjtën gjë.

ScottJen.jpg

Scott and Jen Kazmierczak

Ky çift i mahnitshëm e filluan udhëtimin e tyre drejt zhvillimit personal në një moshë të re dhe vazhdimisht ata i kanë zbatuar të gjitha mësimet e jetës që nxorën gjatë këtij rrugëtimi, duke krijuar rezultate të pabesueshme jo vetëm në jetën e tyre por edhe të njerëzve përreth tyre. Dëshira e brendshme për t’i dhënë përsëri botës që i ka bekuar kaq shumë vazhdoi të zgjerohet dhe përmes fuqisë së jashtëzakonshme të energjisë së pastër të dashurisë u formua në mënyrë hyjnore shoqëria e tyre ‘BestLife Creation Society’.

Lidershipi i tyre i fortë dhe dëshira e sinqertë për të lartuar të tjerët ka ndezur shumë zemra dhe shpirtra në mbarë botën. Duke përdorur mjetet e tyre unike të fuqizimit dhe trajnimit, si dhe përvojën e tyre të madhe personale, ata krijojnë një ndikim pozitiv në personin individual dhe në planetin tonë në tërësi. Ata kanë tërhequr një grup individësh me talente të mrekullueshme që mbajnë flakën për BestLife-in me trajnime interaktive të aplikuara në jetën e përditshme. Si në rastin e çiftit Avni dhe Mimoza Thaçi, nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar këtë çift të mrekullueshëm. Ata me të vërtetë po jetojnë Fuqinë e tyre dhe BestLife-in e tyre dhe ju ftojnë edhe ju për të bërë të njëjtën gjë.Scott and Jen Kazmierczak

A jeni gati për ta vënë jetën tuaj në nivel të lartë, duke manifestuar të gjitha dëshirat e zemrës suaj - lehtë dhe pa mundim?

Në këtë Seminar do të zbuloni saktësisht se si ta nënshtroni egon tuaj dhe të ndërroni vetëdijen tuaj në pak minuta!

Problemi është se ju keni një kundërshtar që nuk dëshiron që ju të jetoni një jetë të relaksuar dhe të begatë - dhe ky kundërshtar është mendja juaj. Kur të mësoni të rivendosni "mendjen" atëherë ju do të ndaloni të luftoni dhe të filloni të manifestoni në nivelin më të lartë me më pak përpjekje.

E vërteta është që ke lindur për të shpëtuar. Seminari është urtësia që keni kërkuar.

Nëse ju jeni gati për të transformuar jetën tuaj,

klikoni butonin REGJISTROHU TANI  dhe

përshëndetni jetën tuaj të vjetër dhe hapni në

manifestimin e të gjitha dëshirave tuaja!

 

Sponsor Gjeneral i Eventit, Presidenti z. Behgjet Pacolli, personaliteti më i ndritur i popullit tonë, i cili këto seminare i përkrah sepse e di fuqinë e mendimeve dhe ndjenjave të mira.