Shkenca e Madheshtise

18091061_1409436332454565_4625675156407189504_n.jpg
18091436_1461660557242494_2840086311761608704_n.jpg
18091061_1409436332454565_4625675156407189504_n.jpg
18091436_1461660557242494_2840086311761608704_n.jpg

Shkenca e Madheshtise

7.00

Porosi ne tel/viber +38976256899 Çdo gjë që është e mundur në shpirt, është e mundur edhe në mish e gjak. Ҫdo gjë që njeriu mund të mendojë, është e mundshme për të marrë një veprim. Çdo gjë që njeriu mund të imagjinojë, mund edhe ta realizojë. Njeriu është formuar për t’u rritur dhe ai është nën nevojshmerinë e rritjes.


Quantity:
Add To Cart

Tabela e përmbajtjes

KAPITULLI I - Çdo person mund të bëhet i madh - 7

KAPITULLI II - Trashëgimia dhe Mundësia - 22

KAPITULLI III - Burimi i fuqisё - 34

Kapitulli IV - Mendja e Zotit - 47

KAPITULLI V - Përgatitja - 59

KAPITULLI VI  - Pikёpamja sociale - 69

KAPITULLI VII  - Këndvështrimi Individual - 86

KAPITULLI VIII - Shenjtërimi ( përkushtimi) - 95

KAPITULLI IX - Identifikimi - 107

Kapitulli X - Idealizimi - 116

KAPITULLI XI - Realizimi - 128

Kapitulli XII - Nxitimi dhe shprehia - 140

KAPITULLI XIII - Mendimi - 154

Kapitulli XIV - Veprimi në shtëpi - 169

KAPITULLI XV - Veprimi jashtë vendit - 183

KAPITULLI XVI - Disa sqarime të mëtejshme - 198

KAPITULLI XVII - Më shumë për mendimin - 209

Kapitulli XVIII - Ideja e Jesusit për Madhështinë - 225

Kapitulli XIX - Një vështrim i Evolucionit - 240

Kapitulli XX - Në shërbim të Zotit - 250

Kapitulli XXI - Një ushtrim Mental - 267

Kapitulli XXII - Përmbledhja e Shkencës Për të Qenë i Madh - 284

 KAPITULLI I
- Çdo person mund të bëhet i madh -

Ka një princip të fuqisë tek çdo njeri. Me përdorimin inteligjent dhe drejtimin e këtij principi, njeriu mund t’i zhvillojë aftësitë e tij mentale. Njeriu ka një fuqi të trashëguar me të cilën mund të rritet në cilindo drejtim që ai pëlqen dhe nuk duket se ka ndonjë kufi për mundësitë e rritjes së tij. Asnjë njeri ende nuk është bërë aq i madh në cilindo drejtim pa patur mundësi që një tjetër të bëhet më i madh.

 

Mundësia është substancë origjinale nga e cila njeriu është formuar. Gjeniu është Omnishkenca që rrjedh tek njeriu. Gjeniu është më shumë se talenti. Talenti mund të jetë vetëm një aftësi e zhvilluar nga pjesët e aftësive të tjera, por gjeniu është bashkimi i njeriut dhe Zotit në aktin e shpirtit.

 

Njerëzit e mëdhenj janë gjithnjë më të mëdhenj se veprat e tyre. Ata janë në lidhje me fuqinë rezervë e cila është pa kufi. Ne nuk e dimë se ku është kufiri i fuqisë mentale të njeriut, madje nuk e dimë se aty ka një kufi.

 

Fuqia e rritjes dhe vetëdijes nuk i është dhënë kafshëve të ulëta, i është dhënë vetëm njeriut dhe mund të zhvillohet dhe të rritet vetëm nga ai. Kafshët më të ulta munden, deri në një zgjerim shumë të madh, të trajnohen dhe të zhvillohen nga njeriu. Por njeriu mund të trajnojë dhe të zhvillojë vetveten. Vetëm ai ka këtë fuqi dhe ai e ka atë në një zgjerim të palimituar.

Qëllimi i jetës për njeriun është rritja, ashtu siç është rritja synimi i jetës për drunjtë ose bimët. Drunjtë dhe bimët rriten në mënyrë automatike dhe në linja të fiksuara, kurse njeriu mund të rritet ashtu siç ai dëshiron. Drunjtë dhe bimët mund vetëm të zhvillojnë disa mundësi dhe karakteristika të

caktuara. Njeriu mund të zhvillojë çdo fuqi e cila është ose ka qenë e shfaqur nga çdo person. Çdo gjë që është e mundur në shpirt, është e mundur edhe në mish e gjak. Ҫdo gjë që njeriu mund të mendojë, është e mundshme për të marrë një veprim. Çdo gjë që njeriu mund të imagjinojë, mund edhe ta realizojë.

 

Njeriu është formuar për t’u rritur dhe ai është nën nevojshmerinë e rritjes.

 

Është esenciale për lumturinë e tij që ai në mënyrë të vazhdueshme të përparojë.

 

Jeta pa progres bëhet e padurueshme dhe personi i cili nuk dëshiron të rritet, duhet të bëhet budalla ose i çmendur. Sa më e madhe të jetë rritja e tij dhe sa më harmonike dhe e mire organizuar, më i lumtur do të jetë ai.

 

Nuk ka mundësi tek ndonjë njeri që nuk është tek çdo njeri, por zhvillohen në mënyrë natyrore. Nuk ka dy njerëz që rriten për të njëjtën gjë, ose për të ngjashmen. Çdo njeri vjen në botë me predispozicion për t’u rritur me anë të linjave të caktura dhe rritja e tij është më e lehtë për të nëpër ato linja sesa në një rrugë tjetër.

 

Ky është një furnizim i mençur, prandaj jep variacione të pafundme. Është njësoj siç i vendos kopshtari lulet në një shportë. Për një vëzhgues sipërfaqësor ato do të duken të ngjashme, por rritja ka dallime të jashtëzakonshme. Kështu edhe për burrat dhe gratë, ata janë si një shportë me lule. Njëra mund të jetë ngjyrë rozë dhe të shtojë shkëlqimin për një pjesë të errët të botës, tjetra mund të jetë lejla dhe të na mësojë një mësim dashurie dhe pastërtie për çdo sy që e sheh.

 

Tjetra mund të jetë një hardhi që fsheh skajet e thyera në një shkëmb të errët, gjithashtu tjetra mund të jetë një lis i madh mbi degët e të cilit zogjtë do të bëjnë foletë dhe do të këndojnë dhe nën hijen e tij kopetë do të pushojnë në mesditë.

 

Por të gjithë do të jenë diçka me vlerë, diçka e rrallë, diçka perfekte.

 

Ka mundësi të paëndërruara në jetën e përbashkët rreth nesh. Në kuptimin e gjerë, nuk ka njerëz “unikë”. Në kohën e depresionit nacional dhe rrezikut, një njeri koti dhe një alkoolist bëhet hero dhe burrë shteti përmes shpejtimit të Principeve të Fuqisë në brendinë e tyre. Ka një gjeni në çdo burrë dhe grua, që pret të dalë në sipërfaqe. Çdo fshat ka një burrë të madh dhe një grua të madhe, dikë tek i cili çdokush shkon për këshilla në kohërat e problemeve. Dikush tek i cili në mënyrë instiktive njihet si ‘i madh’ për mençurinë dhe mprehtësinë.

 

Te këta njerëz, mendjet e gjithë komunitetit shkojnë në kohërat e krizave lokale. Ai është i njohur si i madh. Ai bën gjëra të vogla në një mënyrë të madhe. Ai mund të bëjë gjëra të mëdha gjithashtu nëse do t’i ndërmerrte ato. Ashtu mundet çdo njeri,ashtu mundesh edhe ti.

 

Principi i Fuqisë na jep neve vetëm atë që kërkojmë. Nëse ne ndërmarrim vetëm gjëra të vogla, neve na jep fuqi vetëm për gjëra të vogla. Por nëse ne mundohemi të bëjmë gjëra të mëdha në një mënyrë të madhe, na jep gjithë fuqinë që është aty.

 

Por kujdes nga ndërmarrja e gjërave të mëdha në një mënyrë të vogël! Për këtë ne do të flasim në vijim. Ka dy qëndrime mentale që njeriu mund t’i ndërmarrë. Njëra e bën atë si një top futbolli. Ka një elasticitet dhe reagon me fuqi kur forca është aplikuar mbi të, por nuk bën asgjë vetë, nuk vepron asgjë vetë. Nuk ka fuqi brenda tij.

 

Njerëzit e këtij lloji janë të kontrolluar nga rrethanat dhe nga mjedisi. Fatet e tyre janë të vendosura nga gjërat jashtë vetes së tyre. Principi i Fuqisë brenda tyre nuk është aspak në realitet aktiv. Ata asnjëherë nuk flasin dhe nuk veprojnë nga brendësia e tyre. Një sjellje tjetër bën njeriun si një burim rrjedhës. Fuqia vjen nga qendra e tij. Ai në brendësinë e tij ka një rrjedhë uji e cila buron në përjetësi.

 

Ai rrezaton forcë, ai ndjehet nga mjedisi i tij. Principi i fuqisë brenda tij është në një veprim të vazhdueshëm. Ai është vetë-aktiv. “ Ai e ka jetën brenda tij.”

 

Nuk ka të mirë më të madhe që mund të vijë tek një burrë ose grua sesa të bëhet vetë-aktiv. Të gjithë eksperiencat e jetës janë të dizajnuara nga Perëndia që të forcojë burrin dhe gruan në vetë-aktivitet. Ti detyrojë ato që të ndalojnë së qëni krijesa të rrethanave dhe të masterojnë mjedisin e tyre.

 

Në fazën e tij më të ulët, burri është fëmijë i rastit, rrethanave dhe skllav i frikës. Veprat e tij të gjitha janë reagim i cili rezulton nga shkeljet mbi të që bëjnë forcat e mjedisit. Ai vepron vetëm në mënyrën si është vepruar mbi të. Ai nuk nxjerr asgjë. Por egërsia më e ulët brenda tij e ka Principin e Fuqisë që është e mjaftueshme për të mjeshtëruar gjithë frikën e tij. Dhe nëse e mëson këtë dhe bëhet vetë-aktiv, ai shndërrohet si një nga Zotërat.

 

Zgjimi i Principeve të Fuqisë tek burri është një shkëmbim real. Kalimi prej vdekjes në jetë është kur i vdekuri e dëgjon zërin e Djalit të Njeriut (Krishtit) dhe kthehet në jetë. Është ringjallja dhe jeta. Kur zgjohet, njeriu bëhet djali i Fuqisë më të lartë e cila i është dhuruar atij në qiell dhe tokë.

 

Asgjë asnjëherë nuk ka qenë tek ndonjë njeri që nuk është brenda jush. Asnjë njeri asnjëherë nuk ka patur fuqi shpirtërore dhe mentale se ajo që ju mund ta arrini, ose të ketë bërë gjëra më të mëdha sa që ti mund të përmbushësh.

 

Ju mund të bëheni gjithçka ju doni të bëheni!

Klikoni të bleni librin për të laxuar të plotë.