PHAINOMEN MIMOZA THAQI

 

 

 

Shkruan: Sheki Useini – Mendimtarë i lirë

Korniza e veprimtarisë, entuziazmit dhe përcaktimit ambicioz të Zonjës Mimoza Thaqi nga Tetova është një FENOMEN në kuptimin e plotë të fjalës, që në vete përmban perspektivën dhe energjinë e duhur për të qenë një funksion kompakt në dobi jo vetëm të individit në veçanti, por edhe të kolektivit në përgjithësi.

Profili i personaliteteve të dimensionit Mimoza Thaqi janë të rralla dhe jo secila shoqëri është e bekuar që në kohë të duhur të ketë në mesin e saj perla të këtilla. Në këtë aspekt ne jemi padyshim të previlegjuar. Ta definosh këtë si fenomen nuk është asgjë tjetër, përveç se një kujdes dhe vetëdijësim për një dhuratë të çmueshme, që tanimë e kemi në mesin e shoqërisë sonë.

Lexo Vazhdimin në:


 

EMISIONI "E DIELA ME NE" - AVNI THAQI & MIMOZA THAQI

Published on Feb 20, 2017

Televizioni Koha - Tetovë
www.tvkoha.tv

 

 

 

 

 

 

Emisioni MOTIV - Si të mbrohemi nga mendimet dhe energjia negative. 

Published on Oct 10, 2016

Formula e motivimit me eksperten motivuese Mimoza Thaqi dhe Sheki Useini mendimtar i lirë.

 

 

 

 

 

 

 

IMAZH - Si të mbrohemi nga realiteti që na rrethon 20.09.2016

 

 

 

 

 

''Pas mëngjesi në Koha" - Sheki Useini

 

 

 

 

 

 

 

"Motivimi dhe celesi i suksesit" 26 02 16

 

 

 

 

 

"I AM POWER", qe ta fuqizoni veten 25.03.2016

 

 

 

 
 
Flet Presidenti i firmës Albas-grup: Latif Ajrullai Për Librin Mposhtja e Djallit nga Napoleon Hill

 

 

 

 

 

 

Mimoza Thaçi sjell librin Mposhtja e Djallit në gjuhën Shqipe -TVART-

 

 

 

 

 

Pas mëngjesit në Koha - Mimoza Thaçi & Sheki Hyseini - Mendimi Pozitiv

 

 

 

 

 

 

Takimi i pasdites - Mimosa Thaqi, eksperte motivimi, qe rrefen si arrihet suksesi! (18 shkurt 2015)

Tv koha Johan Hendriks dhe Mimoza Thaqi

Intervista me Mimoza Thaqi & Daut Demaku - ValamalaSHOW 2013

OPEN Zerjeta dhe Mimoza Thaqi mtv2

 

 

 

 

 

 

MOTIV - Mimoza Thaqi - afariste TVM2

 

 

 

 

 

Intervista me Mimoza Thaqi- First Chanel

 

 

 

 

 

Intervista me Mimoza Thaqi Trajnere profesionale per zhvillim personal

 

http://radioilirida.it/home/2016/05/ju-informoj-qe-05-05-2016-ora-22-30-mysafire-do-te-jet-zonje-mimoza-thaqi-trajnere-profesionale-per-zhvillim-personal/

 

 

OXYGEN PJESA 2 - MIMOZA THAQI 09.04.2016

OXYGEN PJESA 1 - MIMOZA THAQI 09.04.2016

Sekretet e të bërit të pasur

Egzonë Idirzi • 02 Janar 2016

 

Për të harmonizimi material, intelektual dhe shpirtëror, ndihmon njërëzit që që të jenë të suksesshëm dhe të lumtur njëkohësisht. Që të arrijë në një  përfumdim të tillë, Mimoza Thaçit i ka shërbyer përvoja 20 vjeçare. Kështu, ajo ka dizajnuar materialet që të ju ndihmojë njërëzve në çdo aspekt jetësor, duke përfshirë biznesin. Që të jenë të suksesshëm në jetë, ajo thotë se njerëzit duhet t’i ndjekin ëndërrat e tyre. Mimoza Thaçi, themeluese e programit “Unë jam fuqia” , thotë se ka dizajnuar këtë program për të ndihmuar njerëzit që të tejkalojnë çdo pengesë dhe të arrijnë qëllimet e tyre.

Zëri: Ju keni themeluar programin “I am power”, “Unë jam fuqia”, na tregoni më shumë rreth kësaj?

Mimoza Thaçi: Të arrish atë që quhet sukses në cilëndo fushë, diturinë duhet aplikuar. Mësime të specializuara sa i përket suksesit, janë pothuajse të pakta në vendet ku jetojmë, e kur them duhet aplikuar, unë vendosa që gjithçka që mua më ndihmoi saktë, si në biznesin tim gjithashtu edhe në familjen time të përmbledh në një hapësirë dhe atë e quajta “I am-Power.” Në këtë program kam vendosur një sistem i cili është i përbërë nga trajnime të specializuara në audio kurse, video seminare, punëtori, libra dhe teknika të ndryshme që i ndihmojnë anëtarëve të tejkalojnë çdo pengesë dhe të arrijnë qëllimet e tyre. Anëtarë të klubit janë biznesmen, studentë, mësues, nëna nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës.

Zëri: Programi është vetëm mbi përvetësimin e pasurisë dhe të bëhurit të pasur?

Thaçi: Programi është i dizajnuar që t’iu ndihmojë njerëzve në aspektin material, intelektual dhe shpirtëror. Kur këto tri elemente jetësore i kemi në harmonizim mund të themi se jemi të suksesshëm dhe të lumtur. Këtë e vërtetova nga përvoja ime 20 vjeçare në rrugëtimi tim jetësor. Pas 15 vitesh punë të vështirë dhe arritje të shumta, vërtetova se paraja nuk të sjell të ashtuquajturën lumturi, por të bën jetën më komfore.

Zëri: Cilët janë përbërësit sekret të arritjes së suksesit dhe pasurisë? Çfarë mund të na thuash mbi pikëpamjet religjioze rreth parasë?

Thaçi: Përbërësit sekret janë të përfshira në këtë fjali: Çdo njeri ka ëndrra. Që t’i realizojë ato duhet thjesht të ndaj nga koha e tij dhe të mësojë si të arrij. Sa i përket religjionit dhe parasë, këtu ndoshta nga interpretime të gabuara është keqkuptuar sepse në librat hyjnor thuhet duhet t’i duam njerëzit e t’i përdorim paratë, e jo e kundërta.

Vazhdimin e shkrimit e gjeni ne: 

http://zeri.info/femrat/70077/sekretet-e-te-berit-te-pasur/

 

 

 

 

 

Maqedonia Shqiptare -TV KOHA Prill 2015
 

 

 

 

Në Prishtinë u mbajt seminari “Lidershipi dhe Fuqia” - Platforma

Në këtë seminar kan folë edhe Dr. Naim Dedushaj, ai që krijojë Unionin e Bizneseve Shqiptare në Diasporë, si dhe veprimtari dhe biznesmeni i suksesshëm nga Amerika, Elmi Berisha, ish përfaqësues special i Presidentit Rugova në Amerikë në zyrën e Senatorit Bob Dole, i cili ka folur rreth temës” Për rrugën e tij, drejt suksesit dhe Lidershipit”

Klubi “Unë jam fuqia” në statusin e saj në facebook, shkruan se ka mbajtur një seminar për Lidership në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Mimoza Thaqi, udhëheqëse e klubit "Unë jam fuqia” nëpërmejt satusit të saj në rrjetin social.

Përndryshe, thuhet në njoftim, klubi “Unë jam fuqia”, të enjten e kësaj jave në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë - thuhet se e organizoj seminarin për Lidership dhe Fuqi, ku morën pjesë, biznesmen dhe afariste te suksesshëm të cilët, me këtë rast prezantuan qasjet e tyre për të arrirë deri tek suksesi.

Klubi për mendim pozitiv i Mimoza Thaçit nga Tetova, ka shkruar në statusin e saj se ajo në vazhdën e seminareve të shumta për motivim dhe udhëheqje, këtë javë organizojnë edhe këtë seminar në Prishtinë.

“Një seminar shumë i fuqishëm, shkruan në statusin e saj në facebook organizatorja e këtij seminari Mimoza Thaçi - dhe shtonë: ku lider që kanë sjellur lirinë, Dr. Naim Dedushaj dhe Elmi Berisha, tani duan të sjellin bollëkun, mirqenien dhe lumturinë në vendin tonë të Shenjtë, Kosovë dhe Shqipëri dhe viset shqiptare”

Lexoni në vazhdimin në Bota sot :

http://www.botasot.info/diaspora/452298/ne-prishtine-u-mbajt-seminari-lidershipi-dhe-fuqia-platforma/

 

 

 

 

 

Biznismenja Mimoza Thaçi organizoi seminar motivues në Tiranë – VIDEO

Në Tiranë u organizuar seminar me temë “Unë Jam Fuqia”, e organizuar nga trajnerja e çertifikuar Mimoza Thaqi, një biznismene prej 25 vitesh në Maqedoni. Ndiqeni kronikën e Top-Channel me VIDEO më poshtë:


Paralel - Kozeta Kurti - TVSH Shkurt 2015

 

Mimoza Thaci: I am the Power

By Global Woman Co -Oct 24, 2015

Mimoza Thaçi, a successful business woman, is the founder of the club “I am power” and owner of “Sun and Stars”, a company operating in Macedonia and Kosovo, all presenting a story of success. Mimoza shares with us why most self-help books, including best-selling phenomenon “The Secret” (based on the “law of attraction”) are missing some vital ingredients to achieving the higher level of success and wealth. Many people have used the law of attraction by trying to attract a new car or more money but have not been successful. How do you explain this? “The Secret” is a good book and 90% on the right track, but there are missing elements that make it not quite function effectively. There are too many other books out there along with “The Secret” and you will learn with “I am Power” why all those books do not have all of the ingredients for the perfect recipe. What are the missing ingredients to achieving success and wealth? You cannot go directly to that compound, as not all people are ready for success, not everyone will come to the club, and not everyone will spend time, money and their efforts to have success. But for those who are ready, they will reach their success sooner than they thought they could. I want to inspire such people to achieve their dreams and the wealth they desire. What can you tell us about the religious view on money and being rich? What religions really say is not that you should not have wealth but that love of money is the wheel of all the misfortunes. Yet we also learn that it is of supreme importance to love people and to use money wisely. People come first and everything should be done for their benefit. Firstly we should provide a valuable service, then the money will follow. It is not a matter of how much money you can earn, but what kind of person you have become.  

Mimoza Thaçi, a successful business woman, is the founder of the club “I am power” and owner of “Sun and Stars”, a company operating in Macedonia and Kosovo, all presenting a story of success. Mimoza shares with us why most self-help books, including best-selling phenomenon “The Secret” (based on the “law of attraction”) are missing some vital ingredients to achieving the higher level of success and wealth.

Many people have used the law of attraction by trying to attract a new car or more money but have not been successful. How do you explain this?

“The Secret” is a good book and 90% on the right track, but there are missing elements that make it not quite function effectively. There are too many other books out there along with “The Secret” and you will learn with “I am Power” why all those books do not have all of the ingredients for the perfect recipe.

What are the missing ingredients to achieving success and wealth?

You cannot go directly to that compound, as not all people are ready for success, not everyone will come to the club, and not everyone will spend time, money and their efforts to have success. But for those who are ready, they will reach their success sooner than they thought they could. I want to inspire such people to achieve their dreams and the wealth they desire.

What can you tell us about the religious view on money and being rich?

What religions really say is not that you should not have wealth but that love of money is the wheel of all the misfortunes. Yet we also learn that it is of supreme importance to love people and to use money wisely. People come first and everything should be done for their benefit. Firstly we should provide a valuable service, then the money will follow. It is not a matter of how much money you can earn, but what kind of person you have become.

 

Is your programme only about acquiring more wealth and becoming rich?

You can have, be and do whatever you want. This information is not just about money. We only learn how the universe works in reality, how the brain works, how to create what you want, and this includes money and everything else, such as: a better relationship, family harmony, health, better society and business.

There are critics who say that there is no scientific foundation for the “Law of Attraction”, and that it is just telling some anecdotes. How do you respond to that?

There have been hundreds and thousands of scientific experiments to prove that the law of attraction functions. “They” have accepted it, but it is just that “they” do not want us to know that our brain releases frequency and transmitting power. “They” don’t want us to know it.

 

Lexoni vazhdimin në:

 

 

 

 

 

 

E drejta për të qenë i pasurë

Nga Mimoza Thaqi -Jun 12, 2015

 

http://apolitik.al/e-drejta-per-te-qene-i-pasure/

Cfaredo qe te thuhet ne lutjet e varferise, faktet thone se nuk eshte e mundur te jetosh nje jete te kompletuar dhe te suksesshme nese nuk je I pasur. Asnje njeri nuk mund te rrisetalentin  e tij apo zhvillimin shpirteror, nese ai nuk ka shume para;per te rritur zhvillimin shpirteror dhe per te zhvilluar talentin e tij, ai duhet te perdore shume gjera dhe nuk mund ti kete keto gjera, pa pasur para qe ti bleje ato.

Njeriu zhvillohet ne mendje, ne shpirt dhe trup duke perdorur gjera dhe  shoqeria eshte kaq e organizuar sa qe njeriu duhet te kete para qe te posedoje keto gjera; dhe bazat e te gjithe avancimeve te njeriut, duhet te jete shkenca  per tu pasuruar.

Objektivi i te gjithe jetes eshte zhvillimi; dhe cdo gje qe jeton ka te drejtene pa tjetersueshme te zhvillimit per te arritur.

Lexo Vazhdimin ne webfaqen:

 

 

 

 

Në UEJL u promovua libri “Mposhtja e djallit” – VIDEO

http://www.lajmeonline.eu/ne-uejl-u-promovua-libri-mposhtja-e-djallit-video/

POSTED BY: AGNESA NOV 27, 2014

Tetovë – Në Universitetin e Europës Juglindore dje u bë promovimi i librit “Mposhtja e djallit” që në vetë përmban çelësin e lirisë dhe suksesit. Promovimi u bë nga Mimoza Thaqi, një nga personat më të suksesshëm në botën e biznesit. Në promovimin e librit foli edhe rektori i UEJL Prof.Dr Zamir Dika. Ndiqni kronikën në vazhdim:

 

 

 

 

Njihuni me femrën biznismene shqiptare më të suksesshme në Maqedoni

NUK ËSHTË ÇKA HA PO ÇKA TRET QË TË BËN TË SHËNDETSHËM, DHE NUK ËSHTË ÇKA FITON POR ÇKA KURSEN QË TË BËN TË PASUR…

Intervistë me pronaren e “Sun and Stars” me seli në Tetovë: Mimoza Thaqi

 

Përshëndetje dhe ju falënderoj për intervistën, jam bashkëpronare në Sun and Stars, sepse punoj bashkë me bashëshortin tim, dhe kjo na bën më të fortë, nga intervista paraprake bashkëshorti im Avniu ceku se njëherë në jetë duhet dëgjuar gruan dhe ka shumë të drejtë, sepse jo gjithnjë ne femrat i kemi mendimet e sakta, meshkujt mendojnë në mënyrë më konkrete, por ne të dy jemi shumë me fat që falë trajnimeve të shumta në Amerikë sa i përket ecurisë së biznesit tonë ne mësuam edhe disa përbërës që bënë edhe jetën tonë familjare të jetë në harmoni.

Shqipmedia: Si e përballoni situatën e tendosur ekonomike dhe politike?

Si bizneset edhe jeta ka uljet dhe ngritjet, janë periudha jo edhe aq për tu lavdëruar në kohën në të cilën tani jetojmë, prandaj insistim imi është që gjithsecili të fokusohet në vetvete, dhe në forcat e veta sepse shpresë tjetër nuk ka, nëse nuk besojmë ne vete kush tjetër do të na besojë. Mos të vazhdoj me filozofira po te kaloj te praktika dhe ajo se si ne funksionojmë tani.

Konkretisht kompania jone Sun and Stars është në treg qe 10 vite, kohërat ndryshojnë dhe ne bashkë me to, para dy viteve bëmë edhe një ivestim tjetër ku krijuam një ambijent të bukur familjar, ku tani funksionon nje restoran dhe nje kënd lojrash, përderisa prindërit mund te kalojnë çaste relaksuese në restoran ne kujdesemi për fëmijët e tyre në këndin e lojrave me një çmim simbolik prej 50 den në orë, si dhe do të ju dhurojmë nga një libër me përalla për 100 fëmijët që do të vizitojnë këndin tonë prej datës 16,07,2014.

Lexoni Vazhdimin në:

 

 

 

Mimoza Thaqi: Vepro, Vepro dhe Asnjehere Mos u Dorezo

Intervistoi: Venhar Ramadani

Mimoza eshte bashkepronare e zinxhirit Sun&Stars ne Tetove. Ajo ne kete interviste flet per jeten, sfidat, biznesin familjar, librat dhe rrugetimin e saj. Gjithashtu tregon edhe sekretin qe e ka drejtuar ne rrugen e suksesit. Mimoza flet per familjen, rrethin ku jeton, punen por edhe per ate se si vepron kur dikush e kritikon. Lexoni dhe shperndani kete interviste per te motivuar edhe te tjeret!

VIZIONE: Çka eshte Mimoza? Si duhet ta njohim ne Mimozen? Si sipermarrese, si nene e suksesshme apo si nje grua e forte qe nuk dorehiqet para sfidave?

E gjitha qe dua te jem eshte te qendroj njeri! Çdo gje tjeter eshte titull qe ne i fitojme kur angazhohemi per veten tone ne kete jete te quajtur jeta ne Planetin Toke. Sepse ne momentin qe ne mund te dallojme veten se kush jemi, te dallojme veten nga mbreteria e kafsheve si nje nga speciet me te avancuara qe jemi me te drejten dhe fuqine e percaktimit te mendimit tone. Nga ky moment çdo gje tjeter, çdo titull tjeter, çdo sukses qe mund te quhet mental, shpirteror ose material eshte vetem nje loje ne Planetin Toke.

VIZIONE: Cili eshte sekreti juaj i suksesit?
Sekreti i suksesit me plotefuqine e fjales mund ta them se eshte FAMILJA ime, eshte bashkeshorti im Avni Thaqi dhe dashuria qe na lidhe. Nese studioni jeten e te suksesshemve ne pergjithesi ju do te zbuloni se ky eshte nje fakt e jo vetem opinion. Duhet patur mbeshtetjen e nje njeriu tjeter qe te arrish te menaxhosh me koherat e mira dhe jo te mira ne jete.

VIZIONE: Nga ku mendoni se vjen fuqia juaj?
Fuqia vjen nga bashkimi i mendimeve per nje qellim te caktuar, fuqia vjen nga mastermendja…Mendja master do te thote te bashkohen mendimet e dy ose me shume qenieve njerezore per nje qellim te perbashket dhe te sinqerte, duke krijuar nje plan i cili do te dergonte ne cak por pa shkelur te drejtat e te tjereve gjate gjithe kesaj rruge.

VIZIONE: Si e pershkruani punen tuaj? A jeni i dhene pas punes?
Jam e lumtur kur kam se ç’te bej, kur bej punen qe me pelqen, kur punoj dhe mesoj te tjeret te dyfishojne ose trefishojne ate qe une bej. Se pari bej vet, nje kohe te gjate deri sa e mjeshtroj zanatin e pastaj hap pas hapi i mesoj te tjeret te bejne te njejten qe une te filloj te merem me diçka qe do te ishte ne beneficionin e me shume qenieve njerezore. Keshtu zinxhiri vazhdon.
Tani jam shume e lumtur sepse nje projekt te cilin sapo kam filluar do te jete nje nga menyrat qe shume kohe e kam kerkuar per te ndihmuar bashkeqytetaret e mi te cilet kane ambicie, kane ide por mendojne se nuk kane fonde materiale per realizim te ideve te tyre. Une gjithnje them bej mire… Puno me shume se paguhesh dhe Zoti do te shperblej edhe prej aty ku nuk e pret aspak. Ka shume mundesi ne ajer per njerezit qe duan te perparojne veten dhe vendin ku jetojme.

VIZIONE: Si do ta pershkruani gjendjen tuaj te tanishme? (gjendjen shpirterore, fizike, politike e profesionale)
Gjendja ime e tanishme eshte ne qetesi harmonike mes mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve.
Politika eshte ne vendin e duhur ne kohen e duhur, çdo gje ec drejt perparimit, them faleminderit qe jane politikanet sepse pa ata do te ishim ne nje kaos ende me te madh se qe jemi. Ashtu eshte jeta, rritet çdo dite e me shume. Nese krahasohemi me shume vite me pare, tani jemi shume me mire.
Nuk jam kunder askujt dhe nuk akuzoj askend. Shteti dhe politika jane terme te cilat i perdorim per te larguar pergjegjesine e te qenit vete njerez te cilet arrijne suksese dhe realizojne qellimet e tyre.

VIZIONE: Kur si nje e re filluat karrieren, a menduat valle se do te beheni kjo qe jeni?
Kur se pari here kam filluar te mendoj dhe te pasurohem ka qene dita qe ne Elbasan kam blere ca libra per suksesin ne jete. Aty gjeta shume pergjigje per ndjenjat kontradiktore te miat me realitetin.
Isha e re e sapomartuar, e varfer ne çdo aspekt jo qe nuk kishim para po ishim edhe ne borxhe per arsye te dasmave. Jetonim ne mjerim te madh dhe ne haos ne te tre aspektet jetesore ate material, shpirteror dhe intelektual. Varferia sjell mizorine, askush nuk mund te thote se jeton i lumtur ne varferi, ashtu vetem genjen veten. Ashtu si genjeva une duke menduar se te pasurit ose te suksesshmit me kane faj se une nuk di te orientoj mendimet e mia. Mirepo duke menduar pasurine edhe ajo arriti. Besoj se çdo njeri qe tani lexon keto reshta dhe eshte ne situaten qe une kam qene mund te arrij te jetoje jeten e endrrave por vetem le te ndalet pak dhe te mendoje sakt se çka do-dhe jo se si do ta arrije ate qe do. Kur nisa se dija se do te jem kjo qe jam…
Kam menduar te arrij sukses dhe ne koke e kam menduar gjithnje veten aty ku dua te jem, dhe jam saktesisht ne vendin e duhur sot.

VIZIONE: A jeni perfeksioniste?
Jo…

VIZIONE: A ju ben suksesi me te lumtur?
Po, shume te lumtur

VIZIONE: Si i merrni kritikat dhe si mund te ndikoj kritika ne punen tuaj?
Nese kritika vjen nga nje njeri i cili ka arritur majat si qe eshte Lazim Destani, do te isha e lumtur sepse e di se nga njerez si ai une vetem mund te mesoj diçka me shume qe nuk di. Perndryshe kritikat e te tjereve nuk me interesojne edhe aq. Gjithnje shikoj jeten e kritikuesit si e ka dhe me vjen per te qeshur.

VIZIONE: Cila eshte metoda me e mire per te ndryshuar boten?
Ti kete e di shume mire prandaj edhe e ke berer pytejen. Duke ndryshuar vetem veten.Une mezi ndryshoj veten e leje me te tjeret.

VIZIONE: A e keni frike deshtimin?
Deshtimi nuk ekziston! Ai mund te quhet keshtu: “deshtim i perkoshem”. Deshtime te tilla ka dhe une kam pasur nga ata me tragjiket ku edhe jeten e kam rrezikuar. Mirepo sa nga keto deshtime, zhgenjime dhe fatkeqesi do te benin qe ti te deshtosh ne mendje, ky atehere do te ishte deshtim i vertete.

VIZIONE: A keni menduar ndonjehere te dorezoheni per t’ja dedikuar jeten tuaj familjes suaj?
Kam menduar te dorzohem shume here! Kur me kan ndodhur shume kercenime e zhgenjime nga njerez te cileve ju besova dhe ju ndihmova, nga njerez qe nuk i njihja dhe qe me demtonin ne çdo aspekt dhe tani me vjen keq kur me kujtohet vetja ne ato situata te pambrojtura sikur drenuasha ne boten e luaneve. Po te konsiderosh veten kafshe kur je njeri ky eshte deshtimi per te cilin flas! Drenuasha po, po ajo se ka kapacitetin e mendimit si mund ta kete nje njeri. Duhet te mendosh sakte e jo budallalleqe. Por te dorezohem dhe te qendroj me familjen jo asnjehere se kam menduar nje gje te tille. Çka i duhet familjes nje nene qe di vetem te ushqej dhe te laj e qe shikon gjithe diten seriale infektuese qe shkaterrojne jeten. Keto them jo.
Familja duhet te emancipohet dhe edukohet, ata mund te edukohen nen frymen e vepres qe shikojne çdo dite e jo te fjaleve. Meso gjali nanes se do bohesh jurist! Çka ku do te punoj si jurist oj nene qe ste mjaftojne programimet negative te serialeve destruktive po tani ke mbetur edhe ti thuash djalit ose vajzes meso…mbaro shkolle qe te gjesh nje pune ku nuk do te punosh!!! Shume ka bakterie shoqeria jone dhe nuk di nga tja nis. Po si te thash dhe vete kam nis nga vetja.

VIZIONE: A jeni optimist apo pesimist per te ardhmen?
Jam oportunitist! Kap mundesine kur me vjen dhe se le te merr fryme pa e realizuar.

VIZIONE: Cili eshte mesimi me i mire qe keni mesuar nga gabimi i dikujt tjeter?
Te mos paragjykoj per mendimet e te tjereve, çka mendon dikush tjeter per mua, une nuk mund te di. Une di vetem ate qe mendoj une per veten time.

VIZIONE: A keni arritur gjithçka qe keni dashur te arrini?
Kur kjo arrihet nuk eshte edhe aq gjendje e mire, gjithnje duhet patur nje shkalle tjeter ku duhet arritur. Gjithnje mundohem te gjej menyra te ndryshme si te bej diçka qe do te ishte per te miren e me shume qenieve njerezore te vendit ku Zoti me dha jeten. Qellimet i kam prekur, i kam realizuar e tani qellim imi eshte te ju ndihmoj te tjereve te realizojne qellimet e tyre. Qe do te thote, pereseri kam qellim.

Lexoni Vazhdimin në: